Në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Avokati i Popullit ka folur edhe për mundësinë e protestave pas verdiktit të 16 shtatorit.
Naim Qelaj ka theksuar se protesta paqësore është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike, ndërsa institucionet duhet të tregojnë maturi në menaxhimin e situatave të tilla.
“Në një shoqëri demokratike, qytetarët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësinë e tyre dhe të protestojnë në mënyrë paqësore. Kufiri vendoset aty ku ushtrimi i kësaj të drejte shndërrohet në dhunë”, ka deklaruar Avokati i Popullit për indeksonline.
Ai ka bërë thirrje që institucionet të komunikojnë qartë me organizatorët dhe qytetarët, me qëllim që të shmanget çdo përshkallëzim i mundshëm i situatës.




