Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokati ia shfaq diplomatit amerikan një deklaratë të Albin Kurtit për rolin e Thaçit në luftë – kështu përgjigjet James Rubin

GD
Gazeta Demos17 shtator 2025 në 11:11
Avokati ia shfaq diplomatit amerikan një deklaratë të Albin Kurtit për rolin e Thaçit në luftë – kështu përgjigjet James Rubin

Një deklaratë e Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë të Kosovës, dikur sekretar i drejtuesit të zyrës politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Demaçi, u përdor sot në Gjykatën Speciale.

Luka Mishetiq, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi, shfaqi një artikull të gazetës, të shkurtit 1999, për të dëshmuar se roli i Demaçit për vendime të rëndësishme politike, ishte mbi atë të Thaçit, i cili ishte udhëheqësi i delegacionit kosovar në Rambuje.

Avokati i bëri pyetje ish Ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin për artikullin ku flitej për një konferencë të mbajtur nga Kurti. Titulli i artikullit ishte “Asnjë vendim politik pa pëlqimin e Adem Demaçit”.

Kurti, aty citohej të kishte thënë se nisja e delegacionit shqiptar në Rambuje në Francë ishte “gjest i vullnetit të mirë”.

Avokati Mishetiq e pyeti diplomatin amerikan nëse anëtarët e UÇK-së në atë delegacionin 15-anëtarësh “nuk ishin autorizuar për të nënshkruar”.

“Një pjesë të anëtarëve të delegacionit e thanë këtë gjë”, tha Rubin.

“Cilët anëtarë në veçanti?”, e pyeti Mishetiq.

“Hashim Thaçi”, u përgjigj ish zyrtari i lartë amerikan.

Albin KurtiHashim ThaçiJames Rubin

Më shumë nga Lajme

  • 10:31Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energji
  • 10:21Rafuna: Inflacioni ka arritur në 7.2%, Qeveria duhet urgjentisht të përgatisë një paketë ndihmëse
  • 10:16Dyshohet se nën ndikim të alkoolit tentoi të sulmonte bashkëshorten dhe nënën në Istog
  • 09:51Arifi: Kosova rrezikon izolim më të madh pas vendimit të Hagës
  • 09:289 të arrestuar për krime lufte në veri të vendit