Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Azemi: Nga janari do të kërkojmë pagë minimale 600 euro

GD
Gazeta Demos26 shtator 2026 në 08:46
Azemi: Nga janari do të kërkojmë pagë minimale 600 euro

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se ata po kërkojnë që nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale të jetë 600 euro.

Azemi tha se ka një parapërgatitje të të gjitha institucioneve që të “jenë të vetëdijshme për greva”.

“Shiko, ju normal tani jeni në dijeni se ne në njërën anë po duhet të luftojmë që të rritet kjo pagë, siç ju thashë që së paku minimumi nga 1 janari i vitit të ardhshëm të jetë 600 euro”, tha Azemi për EkonomiaOnline,

“Në anën tjetër po duhet me luftuar çka nuk është normal të luftojmë që të zbatohet paga minimale kur është vendim i Qeverisë së Kosovës”.

“Domethënë ne kemi dy shtigje për të cilat nuk është shumë e lehtë të punohet. Por megjithatë ne i kemi thënë edhe zyrtarisht në shumicën e kompanive, po flas sipas informacioneve të kryetarëve të shoqatave, që nga 1 janari punëtorët normal që do të kërkojnë kushte më të mira, do të kërkojnë paga më të mira dhe nuk do të qëndrojnë me paga prej 500 eurosh, po flas me rritjen e 2024-ës”.

“Dhe është një parapërgatitje e të gjitha institucioneve që të jenë të vetëdijshme se sikurse sot jemi në grevë për pagat tona, normal që ose do të jemi në grevë ose do të ndërrojmë vendlokacionin ku ne punojmë sepse është normale që tash fuqia e punëtorëve është më e kërkuar se asnjëherë më parë”.

Ai po ashtu foli edhe për zbatimin e vendimit për pagën minimale, duke thënë se vendimet e Qeverisë duhet të respektohen dhe zbatohen.

“Unë mendoj që mjaft aktivisht ata kanë me folë për këtë çështje sepse kjo nuk ka dashur me u diskutuar. Është marrë një vendim, edhe pse pa dëshirën e sindikatës, edhe pse pa dëshirën e shumë kujt, por e ka marrë atë vendim, ka vendosur”.

”Paramendojeni ju, në vetë Ministrinë e Punës deri në muajin e fundit, tani në këtë muaj nuk e di, Qeveria e Kosovës ka paguar punëtorët jashtë ligjit, jashtë pagës minimale. E çka mund të themi që të shkojmë tutje? Por, që së paku vendimet që po i marrin, me të është mirë që mos të kemi telashe sepse ne e kemi një tavan, ne duhet të luftojmë për një gjendje hala më të mirë, por po duhet me luftuar për vendimet, me respektuar vendimet që i ka nxjerrë vetë Qeveria dhe që ka mekanizmin që ajo vetë mund ta implementojë atë, edhe këtë nuk po e bën”.

azemijanariminimale

Më shumë nga Lajme

  • 14:17Vuçiq bisedon me Putinin, i kumton se do të japë dorëheqje
  • 14:12Krasniqi: U dënua UÇK-ja, jo individët
  • 13:47Deklarata për Specialen: Kuvendi synon ta kundërshtojë aktgjykimin dhe paralajmëron ndryshim të Ligjit
  • 13:39FSK dhe Ushtria Turke zhvillojnë trajnim të përbashkët në fushën e Kërkim-Shpëtimit
  • 13:06Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president