Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Babai i Diana Kastratit: Edhe ne kërkuam ndihmë për Dianën tonë 6 muaj, por zërat tanë hasën në vesh të shurdhër

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2026 në 20:05
Babai i Diana Kastratit: Edhe ne kërkuam ndihmë për Dianën tonë 6 muaj, por zërat tanë hasën në vesh të shurdhër

Gëzim Kastrati, babai i Diana Kastratit, thotë se familja kishte kërkuar ndihmë nga institucionet për gjashtë muaj, por kërkesat e tyre nuk ishin marrë parasysh.

Ai vlerëson se tragjedia mund të ishte parandaluar nëse institucionet do të kishin reaguar ndaj kërkesave të vajzës së tij.

“Neve kemi shumë fakte dhe argumente ku kanë dështuar institucionet se po mos të kishin dështuar institucionet në realizimin dhe përmbushjen dhe dëgjimin e të ndjerës vajzës sime, Diana Kastratit, këto nuk do të ndodhnin.”, theksoi ai në një intervistë për IndeksOnline.

“Përkundër gjashtë muajve që jemi marrë me këtë rast nëpër institucione lokale, qendrore dhe të tjera, por kërkesat tona kanë hasur në vesh të shurdhër. Andaj, sot edhe pas 15 viteve shpresojmë se do të merret një vendim i drejtë, dhe në pamorin e atyre që çdo ditë, për fat të keq, po kemi këso raste të dhunës në familje, e që po e pësojnë edhe me fatalitet”, deklaroi ai.

Kastrati tregon se Diana kishte kërkuar ndihmë dhe kishte vendosur të largohej nga martesa, pasi nuk e shihte më të mundur vazhdimin e jetës në atë marrëdhënie.

“Neve kemi komunikuar shumë herë me të dhe na ka treguar se më nuk është në gjendje ta vazhdojë më jetën aty, ku ka qenë dhe e ka marrë një vendim të cilin që deshtëm ne apo s’deshtëm neve e kemi përkrahur. Prandaj ju ka drejtuar institucioneve, organeve, pushtetit lokal, gjyqësorit, policisë, gjithashtu edhe në anën patriarkale kemi zhvilluar biseda, por asgjë. Prandaj epilogu i saj ka qenë ky që ka ndodhur”, theksoi Kastrati.

dianakastratitndihmë

Të ngjashme

Rasti i Diana Kastratit, aktakuza përshkruan momentin e privimit të saj nga jeta nga ish-partneri

Rasti i Diana Kastratit, aktakuza përshkruan momentin e privimit të saj nga jeta nga ish-partneri

18:41
Pas 15 vjetësh, ngrihet aktakuzë në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit

Pas 15 vjetësh, ngrihet aktakuzë në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit

14:08
15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit caktohet seanca fillestare ndaj Adnon Jashari i ndodhur në arrati prej 11 vitesh, Gjykata thirrje për dorëzim

15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit caktohet seanca fillestare ndaj Adnon Jashari i ndodhur në arrati prej 11 vitesh, Gjykata thirrje për dorëzim

16:33

Më shumë nga Lajme

  • 21:02Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
  • 20:55Gashi: LDK është shembull i demokracisë
  • 20:36Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti
  • 20:35Kusari-Lila takohet me shefin e EULEX-it, në fokus stabiliteti institucional dhe klima e investimeve
  • 20:34Musliu-Shoshi: Raporti i Komisionit Evropian dëshmon hendekun ndërmjet premtimeve të Qeverisë për integrim evropian dhe rezultateve konkrete