Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rasti i Diana Kastratit, aktakuza përshkruan momentin e privimit të saj nga jeta nga ish-partneri

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2026 në 18:41
Rasti i Diana Kastratit, aktakuza përshkruan momentin e privimit të saj nga jeta nga ish-partneri

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj Andon Jasharit, të dyshuar për vrasjen e Diana Kastratit në maj të vitit 2011.

Sipas aktakuzës që mban datën 30 nëntor 2023, dhe e cila është siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti, Jashari ngarkohet me dy vepra penale: “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në këtë dokument, Prokuroria përshkruan në detaje rrethanat e vrasjes, dhunën që, sipas saj, i kishte paraprirë ngjarjes, si dhe veprimet e të pandehurit në momentin e shkrepjes së armës.

Si përshkruhet vrasja në aktakuzë?

Sipas Prokurorisë, ngjarja kishte ndodhur më 18 maj 2011, rreth orës 10:30, në udhëkryqin e rrugëve “Haxhi Zeka” dhe “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë, në afërsi të shtëpisë ku Diana Kastrati po qëndronte te prindërit e saj.

Ajo ishte larguar nga shtëpia ku jetonte me ish-partneri i saj, Andon Jashari, me të cilin kishte një fëmijë të përbashkët, pas përkeqësimit të raporteve mes tyre.

Në aktakuzë thuhet se gjatë dy viteve të fundit, Jashari vazhdimisht e kishte maltretuar fizikisht dhe psikikisht Dianën. Për këtë arsye, ajo dhe babai i saj, Gëzim Kastrati, kishin kërkuar nga gjykata edhe urdhër mbrojtës.

LEXO GJITHASHTU

Provat mbi të cilat Prokuroria e ka ngritur aktakuzën ndaj Andon Jasharit

Lajme

Prokuroria pretendon se i pandehuri kishte bërë disa përpjekje, përfshirë edhe një ditë para vrasjes, për ta bindur Dianën që të kthehej dhe të jetonte me të, pavarësisht vullnetit të saj.

Por, pasi ajo nuk kishte pranuar, sipas aktakuzës, ditën kritike Jashari e kishte përcjellë dhe më pas ia kishte zënë rrugën në befasi.

Ai, thuhet në dokument, ishte përpjekur ta merrte me vete duke përdorur dhunë, por Diana kishte refuzuar.

Në momentin kur ajo kishte tentuar të largohej, Prokuroria pretendon se Jashari kishte nxjerrë revolen nga brezi, e kishte kapur Dianën për koke me njërën dorë dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të saj, duke e qëlluar në qafë nga afërsia.

Pas të shtënave, sipas përshkrimit në aktakuzë, ai e kishte futur armën përsëri në brez dhe ishte larguar me hapa normalë në drejtim të rrugës së Tregut.

Diana Kastrati vdiq në vendin e ngjarjes

Sipas aktakuzës, Diana Kastrati kishte vdekur në vendin e ngjarjes, si pasojë e plagës së shkaktuar nga arma e zjarrit.

Në dokument përshkruhen edhe gjetjet nga autopsia, sipas së cilave predha kishte shkaktuar dëmtimin e enëve të gjakut në degëzimet e arteries karotide të djathtë, frakturë të bazës së kafkës dhe dëmtime në bazën e trurit, të cilat kishin rezultuar me gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme.

Gjatë ekzaminimit të trupit, sipas Prokurorisë, ishin konstatuar edhe hematoma, të shkaktuara nga goditja me një mjet të fortë.

Në vendin e ngjarjes, policia kishte gjetur dhe sekuestruar gëzhoja të fishekëve me mbishkrimin 7.65 mm G.F.L., si dhe një predhë fisheku në pellgun e gjakut nën kokën e viktimës.

Një pjesë e këtyre dëshmive materiale përbënin bazën e provave të përfshira në aktakuzë.

Akuza e dytë: Mbajtja e paautorizuar e armë

Përveç vrasjes së rëndë, Andon Jashari akuzohet edhe për mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës, nga një periudhë e papërcaktuar deri më 18 maj 2011, në shtëpinë e tij në rrugën “Antigona Fazliu” në Prishtinë, ai kishte mbajtur pa autorizim një armë të tipit të panjohur, të kalibrit 7.65 mm, të cilën, sipas Prokurorisë, e kishte përdorur në vrasjen e Dianës.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia kishte gjetur dhe sekuestruar edhe dy gëzhoja fishekësh të kalibrit 7.65 mm, në dyshemenë e një dhome në katin e dytë, afër anës së djathtë të dritares.

Po ashtu, ishin sekuestruar një brushë dhe një leckë për pastrimin e armës, një futrollë plastike e dorezës së armës, e identifikuar në dokument si “Combat”, si dhe një këllëf brezi për pistoletë.

Blerta Ahmeti

dianakishtekastratit

Të ngjashme

Babai i Diana Kastratit: Edhe ne kërkuam ndihmë për Dianën tonë 6 muaj, por zërat tanë hasën në vesh të shurdhër

Babai i Diana Kastratit: Edhe ne kërkuam ndihmë për Dianën tonë 6 muaj, por zërat tanë hasën në vesh të shurdhër

20:05
Pas 15 vjetësh, ngrihet aktakuzë në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit

Pas 15 vjetësh, ngrihet aktakuzë në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit

14:08
Aksidenti përfundon me vdekjen e pasagjeres – ​​kosovari përballet me 6 vjet burg

Aksidenti përfundon me vdekjen e pasagjeres – ​​kosovari përballet me 6 vjet burg

20:15
Jetoni e kishte paralajmëruar Arlindën për vrasjen, Berisha: Sot u intervistuan familjarët dhe dëshmitarët

Jetoni e kishte paralajmëruar Arlindën për vrasjen, Berisha: Sot u intervistuan familjarët dhe dëshmitarët

21:36

Më shumë nga Lajme

  • 19:50Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit nesër mbahen disa aktivitete
  • 19:50Studentët ndryshojnë strategjinë e protestës, dy tubime kombëtare në javë! Protesta e radhës në 7 nëntor
  • 19:36Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë
  • 19:35Tubimi përpara Kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë, disa shoqërime në komisariat
  • 19:28Shefi i Zyrës së BE: E ardhmja e Kosovës është në Unionin tonë