Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Babai i përlotur për djalin që u bllokua në minierë, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë këtë shqetësim

GD
Gazeta Demos8 tetor 2026 në 17:55
Babai i përlotur për djalin që u bllokua në minierë, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë këtë shqetësim

Babai i njërit prej minatorëve të bllokuar thellë nën tokë në Trepçë, e kishte pritur me shqetësim të madh daljen e djalit të tij, për të cilin ka thënë se është minator qe 6 vjet, dhe se ai “1 vit as rrogë s’ka marrë as kurrgjë”.

Lidhur me këtë ka reaguar Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka ku thuhet fillimisht se, prindërit dhe familjet tona nuk e meritojnë këtë shqetësim, dhe se, ata kanë sakrifikuar gjithë jetën për fëmijët dhe nuk u kemi borxh t’ua shtojmë edhe një barrë mërzie e frike.

‘’ Pas çdo minatori që zbret në nëntokë është një familje që pret me ankth kthimin e tij në shtëpi. Prindërit tanë meritojnë të flenë të qetë, jo të jetojnë me frikën se çfarë mund t’i ndodhë djalit të tyre’’, thuhet nga sindikata.

Postimi:

Prindërit dhe familjet tona nuk e meritojnë këtë shqetësim. Ata kanë sakrifikuar gjithë jetën për ne dhe nuk u kemi borxh t’ua shtojmë edhe një barrë mërzie e frike.

Ky është vetëm njëri prej shumë prindërve dhe familjarëve tanë që po e përjetojnë me dhimbje këtë situatë.

Pas çdo minatori që zbret në nëntokë është një familje që pret me ankth kthimin e tij në shtëpi. Prindërit tanë meritojnë të flenë të qetë, jo të jetojnë me frikën se çfarë mund t’i ndodhë djalit të tyre.

Ne meritojmë të trajtohemi më mirë, me respekt dhe me dinjitet, sepse pas nesh nuk janë vetëm minatorët, por edhe familjet tona që vuajnë bashkë me ne.

prindëritmeritojnëshqetësim

Më shumë nga Lajme

  • 19:05Aleanca do të jetë “gardiane” e zbatimit të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, thotë Haxhiu
  • 19:05Haradinaj: Gjermania ka dhënë mbështetje të madhe për shtetndërtimin e Kosovës
  • 18:47Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
  • 18:30Abdixhiku: Ju kanë mashtruar për ligjin, ne ua kemi thënë këtë
  • 18:29Gjendet pa shenja jete në apartament 25-vjeçarja në Durrës, pranë saj ishte fëmija 2 vjeç