Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Bahtiri me falënderim për qytetarët e veriut që sipas tij nuk e nënshkruan “atë peticion absurd” kundër urave

GD
Gazeta Demos9 korrik 2025 në 21:06
Bahtiri me falënderim për qytetarët e veriut që sipas tij nuk e nënshkruan “atë peticion absurd” kundër urave

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ka falënderuar qytetarët e Veriut, shqiptarë, serbë, boshnjakë e të tjerë, që nuk iu përgjigjën thirrjes së Listës Serbe për të nënshkruar si e quan ai “atë peticion absurd” për ndaljen e punimeve për ndërimin e urave në Mitrovicë.

“Urat në Mitrovicë do të ndërtohen.” – ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

I falënderoj qytetarët e Veriut, shqiptarë, serbë, boshnjakë e të tjerë, që nuk iu përgjigjën thirrjes së Listës Serbe për të nënshkruar atë peticion absurd. Rreth 90.5% e qytetarëve zgjodhën të mos bëhen pjesë e një loje politike që është kundër ndërtimit të urave dhe jetës normale.

Urat në Mitrovicë do të ndërtohen.Respektojmë çdo mendim të qytetarëve, pa dallim, por nuk pranojmë që zhvillimi të mbahet peng nga frika apo politika, e kurrsesi nga Lista Serbe. Ka kaluar koha kur ata bllokonin ura e rrugë dhe keqtrajtonin qytetarë. Këto ura janë për të gjithë qytetarët pavarësisht nacionalitetit dhe moshës; janë për jetë normale në një qytet të përbashkët. Prandaj duke iu falënderuar për bashkëpunimin, iu premtoj se këto ura së shpejti do të jenë në shërbimin tuaj!

VV

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Kim Mehmeti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Në Maqedoni s’ndodhin raste të tilla sepse njerëzit besojnë në Zot
  • 23:45Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
  • 23:34Disa të arrestuar në operacionin kundër lojërave të fatit, Policia e Prizrenit jep detajet
  • 23:09Vigan Berisha takohet me presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, i dhuron punim artistik nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale
  • 23:05Kos: Shqipëria duhet të vijojë reformat për integrimin në BE