Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajqinovci: Justina Shiroka-Pula është konsensuale, nuk i përket askujt politikisht

GD
Gazeta Demos8 tetor 2026 në 21:36
Bajqinovci: Justina Shiroka-Pula është konsensuale, nuk i përket askujt politikisht

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, e ka cilësuar presidenten e zgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pulën, si figurë konsensuale dhe të përshtatshme për këtë pozitë.

Në emisionin “Politiko”, Bajqinovci tha se Shiroka-Pula nuk i përket politikisht asnjë subjekti dhe se për një kohë të gjatë është shkëputur nga politika.

“Nuk mendoj që i përket askujt. Është konsensuale, sepse znj. Pula është kryetare e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Një kohë të gjatë ka dalë prej politikës, nuk ka asnjë post politik dhe zyrtar në PDK. Është në ASHAK dhe mendoj që është zonjë e qëlluar”, tha Bajqinovci.

Ai tregoi se ka pasur rastin ta ketë disa herë të ftuar në emisione, duke përmendur edhe qëndrimet e saj kritike ndaj privatizimit të KEDS-it.

“Kam pasur fatin ta kem disa herë në emisione. Ka qenë kritike ndaj privatizimit të KEDS-it”, u shpreh ai.

Bajqinovci tha se është i kënaqur që zgjedhja e presidentes ka shmangur një skenar të ri zgjedhor.

“Jam shumë i gëzuar që vendi më s’shkon në zgjedhje”, deklaroi deputeti.

bajqinovcikonsensualepërket

Më shumë nga Lajme

  • 22:33Latifi: Sulmet ndaj Presidentes ende pa u akomoduar në zyrë tregojnë për iracionalitetin në këtë vend, priteni njeriun pak
  • 22:26Abrashi: Pa presione, kushtëzime e zarfe ndërkombëtare u zgjodh presidentja
  • 22:26Analistët mirëpresin tejkalimin e krizës dhe zgjedhjen e presidentes
  • 22:13“Sa të jam gjallë, jam i gatshëm me mbrojtë UÇK-në edhe për Iuftë në qoftë se është nevoja” - Flet qytetari që valviti flamurin teksa Policia hodhi gaz lotsjellës gjatë pro’testës në Prishtinë
  • 22:05Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten