Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajram Gecaj ‘godet’ Kurtin pas marrëveshjes Tahiri – VV: Ai i përtyp njerëzit si çamçakëz

GD
Gazeta Demos21 tetor 2025 në 11:44
Bajram Gecaj ‘godet’ Kurtin pas marrëveshjes Tahiri – VV: Ai i përtyp njerëzit si çamçakëz

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër pas marrëveshjes së arritur dje ndërmjet kandidatit të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, dhe kandidatit të Vetëvendosjes, Sylejman Meholli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gecaj e ka quajtur Albin Kurtin “përtypës” dhe ka thënë se kushdo që hyn në marrëveshje me të është i destinuar të dështojë.

“Çdokush që hyn në marrëveshje me Albin Kurtin është i paracaktuar të dështojë — veçanërisht nëse dëshiron të ruajë individualitetin e vet. Kurti nuk bashkëpunon, ai përtyp njerëz – si një gomë përtypëse që e hedh sapo i humbët shija”, ka shkruar Gecaj.

Ai ka theksuar se Kurti që nga koha e paraluftës e sheh LDK-në si armikun e tij të vërtetë, pasi sipas tij, ajo përfaqëson themelin mbi të cilin është ngritur shteti i Kosovës.

Sipas Gecajt, Vetëvendosje mund të funksionojë si forcë demokratike vetëm pasi të çlirohet nga Kurti dhe “rrethi i tij servil”, ndërsa çdo bashkëpunim aktual me të, siç thotë ai, është “biletë e sigurt drejt dështimit”.

“Ky njeri, që po e ndan popullin më thellë se kurrë dhe po e izolon Kosovën nga miqtë e saj ndërkombëtarë, duhet izoluar politikisht për të mirën e vendit”, ka përfunduar ai, duke shoqëruar postimin me fotografinë e disa prej “viktimave të përtypura” nga Kurti.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 18:51Limaj: Serbia e di çfarë ka humbur, por ne shqiptarët ende s’e kemi kuptuar çfarë kemi fituar
  • 18:47Njësia Speciale operacion në Fushë Kosovë, çka po ndodh?
  • 18:23Shiroka-Pula takon familjet e ish-krerëve të UÇK-së: Do të veprojmë në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi
  • 18:10Limaj: Në robëri, ose i shërbeje lirisë, ose bëheshe servil i pushtuesit
  • 18:03Rama: Shqipëria mbyll sot një tjetër kapitull të negociatave për anëtarësim në BE