Një nga ish-eprorët e UÇK-së Fatmir Limaj, ka folur rreth sakrificave që i kanë përjetuar ai dhe bashkëluftëtarët e tij, në çlirimin e vendit.
Limaj në DPT te Fidani foli edhe rreth propagandave që po i bëhen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.
Ai shtoi se "Serbia e di se çfarë ka humbur, por problemi është që ne shqiptarët ende s'e kemi kuptuar se çfarë kemi fituar".
"Deri sa është kjo propagandë, fatkeqësisht ende ka në mesin tonë njerëz që nuk e kanë të qartë se cili është produkti i luftës çlirimtare. Ata që jetojnë sot, gjejnë një milion, mundohen me i gjetë një milion arsye, vetëm kryesoren nuk e përmendin. Pse jemi të lirë ne sot? Të tillët, t'i japin 100 alternative se pse jemi të lirë, veç se jep alternativën kryesore", theksoi ai