Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Bajrami kritikon Kurtin për projektbuxhetin e 2027-tës: Së pari në parti, pastaj në institucione

GD
Gazeta Demos31 tetor 2026 në 21:43
Bajrami kritikon Kurtin për projektbuxhetin e 2027-tës: Së pari në parti, pastaj në institucione

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me mosmiratimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2027 brenda afatit ligjor.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin t’ia dorëzojë Kuvendit jo më vonë se më 31 tetor.

Ajo ka theksuar se ndonëse sot është 31 tetor, projektbuxheti ende nuk është miratuar në Qeveri, ndërsa, sipas saj, Kurti ka paralajmëruar në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje se miratimi do të bëhet të hënën, më 2 nëntor.

Bajrami ka rikujtuar se vitin e kaluar Kurti kishte miratuar buxhetin më 31 tetor, duke e akuzuar atë se këtë vit po e shkel afatin ligjor.

Sipas deputetes së LDK-së, fakti që diskutimi për buxhetin është bërë fillimisht në Këshillin e Përgjithshëm të LVV-së, e më pas pritet të kalojë në Qeveri, tregon për ndikimin e partisë në proceset institucionale.

“Me gjasë, kësaj radhe janë paraparë edhe paratë për kompaninë ndërkombëtare që Dimali ka planifiku me e angazhu për t’ia treguar sasinë dhe cilësinë e punimeve në Autostradën e Gjilanit, pasi janë shpenzuar rreth 80 milionë euro e rruga ende nuk ka përfunduar, si dhe për projektet e tjera rrugore që qeveria e LVV-së nuk po arrin t’i përfundojë assesi tash e gjashtë vjet” shkroi ajo,

Ky është postimi i plotë i saj:

Buxheti i shtetit, së pari në parti e pastaj në institucione?!

Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin t’ia dorëzojë Kuvendit jo më vonë se më 31 tetor.

Sot është 31 tetori, por Projektligji për Buxhetin e vitit 2027 ende nuk është miratuar në Qeveri. Kryeministri Kurti paska paralajmëru në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij se buxhetin do ta miratojë të hënën, më 2 nëntor.

Vitin e kaluar, pikërisht më 31 tetor, Kurti mburrej se po e miratonte buxhetin brenda afatit ligjor. Sivjet, paska vendosë me mburrje me e shkelë edhe këtë afat.

Por, meqë tashmë veç kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i Republikës fillimisht ”kaloj” filtrin e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, pastaj do të miratohet në Qeveri dhe pas çdo afati ligjor do t’i dërgohet Kuvendit.

Ligji e përcakton rendin e institucioneve, por për Albin Kurtin partia s’pyet për ligj e afate ligjore, partia e përcakton rendin e gjerave.

Ndërsa për mbi 1 miliard eurot e paralajmëruara për investime kapitale do të flasim pasi ta shohim projektbuxhetin.

Me gjasë, kësaj radhe janë paraparë edhe paratë për kompaninë ndërkombëtare që Dimali ka planifiku me e angazhu për t’ia treguar sasinë dhe cilësinë e punimeve në Autostradën e Gjilanit, pasi janë shpenzuar rreth 80 milionë euro e rruga ende nuk ka përfunduar, si dhe për projektet e tjera rrugore që qeveria e LVV-së nuk po arrin t’i përfundojë assesi tash e gjashtë vjet.

Një gjë është me i nda 1 miliard euro në letër, e krejt tjetër me i shndërru ato në rrugë, shkolla, spitale e projekte të përfunduara.

Qytetarëve nuk u duhen miliarda në konferenca e mbledhje partiake. U duhen rezultate!

Qytetarëve u duhet siguri fizike e juridike, respektim i ligjit nga krerët e shtetit, sepse nëse Qeveria nuk i respekton ligjet dhe afatet ligjore, qysh ka me kërku këtë prej vartësve të vet?

Buxheti është i shtetit/qytetarëve, jo i partisë. Ligji dhe afatet ligjore vlejnë dhe duhet të respektohen edhe nga qeveritarët.

Askush mbi Ligjin!

Pëgjegjësi!

bajramipariparti

Më shumë nga Lajme

  • 22:25Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit
  • 22:10FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
  • 21:40Katër armë dhe municion sekuestrohen në Zubin Potok
  • 21:24Shpërthejnë përplasjet, qindra mijëra protestojnë në Francë
  • 21:23Rregulla e re e ZRRE-së për panelet diellore, Ymeri paralajmëron qytetarët