Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami: Kurti me ministra janë fshehur, s’guxojnë të ballafaqohen për mashtrimin e Mujës për rrymën

GD
Gazeta Demos3 dhjetor 2025 në 16:38
Bajrami: Kurti me ministra janë fshehur, s’guxojnë të ballafaqohen për mashtrimin e Mujës për rrymën

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykemte Bajrami, i ka reaguar sërish Lëvizjes Vetëvendosje, për çështjen e energjisë elektrike, duke i akuzuar se janë fshehur dhe nuk kanë guxim të përballen për mashtrimin e ish-deputetit të tyre, Armend Muja.

Bajrami thotë se ky i fundit ishte në siklet sot, teksa mundohej të mbronte Qeverinë e VV-së, Vuk Hamoviqin, NOA-n dhe mafinë energjetike.

Mes tjerash, anëtarja e LDK-së, ka renditur edhe ‘zhvillimet’ që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, në sekotorin e rrymës.

“Është tërhequr Counter Global.

Keni refuzu projektin e gazit amerikan.

Nuk është shtu asnjë MWh energji e ripërtritshme – të gjitha projektet e Ministrisë së Ekonomisë që 5 vjet janë në procedura.

Gjatë kësaj periudhe është rritë çmimi i energjisë 3 herë; është rritë më shumë se dyfish për ekonomitë familjare.

Gjatë kësaj periudhe janë përjashtu 1300 ndërmarrje vendore nga tregu i rregulluar. Ka ndodhë liberalizim i dhunshëm i tregut, ndërmarrjeve u është thënë ju nuk mund të bleni energjinë që e prodhon KEK-u, por duhet ta bleni nga vllau i Luan Dalipit dhe të tjerët.

Brenda një viti NOA ka ba qarkullim 160 milionë Euro.

Ka rasitsë që Kosova me pagu deri 800 Euro për transport të MWh.

Sipas të dhënave të Doganës, derisa Kosova prej vitit 2015 deri në vitin 2020 ka importu 273 milionë Euro energji, gjatë qeverisjes së Albin Kurtit (i cili një ndër premtimet e ka pasë me shkatërru “mafinë energjetike”), importi ka arritë 811 milionë Euro.” – ka shkruar Bajrami.

Për të gjitha këto, ajo tha se VV nuk pati asnjë fjalë.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 13:17Matura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë nxënës
  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA
  • 12:56Tentoi t’i vriste tre persona në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi