Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha gjatë debatit të sotëm parlamentar për raportin e sivjetmë të Bashkimit Europian për Kosovën se ai nuk konstaton “asnjë progres në as edhe një fushë të vetme”.
Bajrami tha se kur dëgjoi fjalimin e deputetes së LVV-së, Liza Gashi – e cila foli në emër të grupit parlamentar të kësaj partie – pati përshtypjen e një “bote paralele”.
“Kur dëgjova fjalimin e përfaqësueses së Lëvizjes Vetëvendosje, me të vërtetë pata përshtypjen që po jetojmë në një botë paralele. Të nderuar kolegë deputetë, për 960 ditë, Kosova nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë nën masa ndëshkuese të Bashkësisë Evropiane”, tha ajo.




