Ish ministri, Arsim Bajrami iu ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës t’i lënë menjëanë dallimet dhe të bisedojnë për të konstituuar institucionet e vendit.

Ai në emisionin “InfoMagazine” në Klan Kosova tha se përplasjet politike po i shkaktojnë humbje Kosovës.

“Kështu që unë edhe nga kjo studio edhe pse jam jashtë rrjedhave politike ju bëj ftesë të gjithë akterëve politikë pa dallim qoftë atyre që kanë fituar zgjedhjet, qoftë atyre që s’i kanë fituar zgjedhjet, por që janë në opozitë, që t’i kthehen arsyes, mendjes së shëndoshë, të ulen dhe t’i themelojnë institucionet e Kosovës dhe të ecin përpara sepse në fund e fundit këto përplasjet politike na bëjnë të gjithë humbës. Po humbësi më i madh në këtë situatë është populli i Kosovës dhe ne do ta paguajmë faturën për këta politikanë të papërgjegjshëm që i ka zgjedhur populli Kosovës”, tha Bajrami,