Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami: Rryma nga KEK-u kushton 29.6 euro/MWh, ndërsa importi arrin në 450.93 euro/MWh

GD
Gazeta Demos25 tetor 2026 në 20:35
Bajrami: Rryma nga KEK-u kushton 29.6 euro/MWh, ndërsa importi arrin në 450.93 euro/MWh

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësime për shpenzimet e importit të energjisë elektrike në Kosovë, duke deklaruar se nga janari i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2026 janë paguar 1.03 miliard euro për import të energjisë.

Përmes një postimi, Bajrami ka theksuar se çmimi i importit të energjisë elektrike ka arritur deri në 450.93 euro për megavat-orë (MWh), gjatë intervalit kohor nga ora 17:00 deri në 18:00.

Ajo ka krahasuar këtë çmim me koston prej 29.6 eurosh për MWh, që sipas saj paguhet kur energjia blihet nga KEK-u.

Bajrami ka vlerësuar se shuma e shpenzuar për importin e energjisë do të mund të investohej në ndërtimin e një termocentrali të ri, i cili, sipas saj, tashmë do të mund të ishte në funksion dhe të mundësonte edhe eksportimin e tepricave të energjisë elektrike.

Në fund të reagimit të saj, deputetja e LDK-së i është drejtuar Prokurorisë Speciale, duke kërkuar rezultate nga hetimet për atë që ajo e quan “mafia energjetike”, si dhe duke kërkuar përgjegjësi për situatën në sektorin energjetik.

eurobajramienergjisë

Të ngjashme

​Çmimet e derivateve, kjo është gjendja e sotme

​Çmimet e derivateve, kjo është gjendja e sotme

16:24
“Amatera”, Sadiku i LDK-së: Vetëm dje mbi dy milionë euro kushtoi importi i rrymës

“Amatera”, Sadiku i LDK-së: Vetëm dje mbi dy milionë euro kushtoi importi i rrymës

15:57
Vuçiqi mobilizon votuesit nga Kosova për SNS-në, 100 euro për votë dhe shpenzimet e paguara

Vuçiqi mobilizon votuesit nga Kosova për SNS-në, 100 euro për votë dhe shpenzimet e paguara

15:55
Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

21:42

Më shumë nga Lajme

  • 22:07Shqiptarët pritet të zënë dy ulëse në Kuvendin e Serbisë
  • 21:57CRTA: Lista Studentore fitoi 51.47 për qind të votave
  • 21:57Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
  • 21:56Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë, pas Shaip Kamberit
  • 21:51Disfatë brutale për Vuçiqin: Studentët fitojnë bindshëm, sigurojnë 138 mandate sipas projeksioneve