Lista Studentore pritet të fitojë bindshëm zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke siguruar shumicën absolute në Parlament, sipas projeksionit të parë të Ipsos dhe CeSID.
Sipas rezultateve të projektuara, Lista Studentore ka fituar 52 për qind të votave, ndërsa lista e Aleksandar Vuçiqit ka marrë vetëm 39,3 për qind.
Këto të dhëna janë publikuar nga Ipsos dhe CeSID, ndërsa rezultatet janë transmetuar nga televizioni serb N1.
Sipas projeksionit, Lista Studentore pritet të sigurojë 138 mandate në Parlamentin e Serbisë, kundrejt 104 mandateve të listës së Vuçiqit.
Kjo do të thotë se studentët do ta kalonin pragun prej 126 deputetësh, të nevojshëm për formimin e qeverisë pa pasur nevojë për partnerë koalicioni.
Dallimi ndërmjet dy blloqeve kryesore është 12,7 pikë përqindjeje në vota dhe 34 mandate parlamentare.




