Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Baraliu: Opozita duhet ta votojë qeverinë pa marrëveshje politike – ta vë në sprovë Kurtin

GD
Gazeta Demos21 tetor 2025 në 21:25
Baraliu: Opozita duhet ta votojë qeverinë pa marrëveshje politike – ta vë në sprovë Kurtin

Profesori universitar Mazllum Baraliu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike rreth krijimit të Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se partitë e mëdha opozitare duhet t’ia votojë qeverinë partisë fituese edhe pa marrëveshje politike, në mënyrë që të mos bllokohen institucionet.

“Partia fituese është e interesuar për formimin e Qeverisë. Fatkeqësisht bisedat e partive politike tek ne bëhen nëpër kafene dhe koalicionet edhe më parë kështu janë bërë. Pres që të merren vesh me dikë, ose me ndonjë deputet, sepse i duhen vetëm katër vota”, ka thënë për IndeksOnline Baraliu.

Sipas tij, një vendim strategjik dhe i mençur i partive të mëdha opozitare do të ishte ta votojnë qeverinë pa ndonjë kompromis politik.

“Le ta fusin në sprovë Kurtin, nëse është i zoti t’i çojë proceset përpara, nëse jo do të bie vet në provim. Kështu respektohet vota e qytetarit dhe interesi publik për formimin e institucioneve”, ka thënë për IndeksOnline Baraliu.

Sidoqoftë, ai vlerëson se edhe nëse nuk i ka votat, Albin Kurti do të provojë formimin i Qeverisë.

Tutje, profesori ka komentuar edhe dërgimin e lëndës në Gjykatën Kushtetuese nga Lista Serbe, pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit nënkryetar i Kuvendit.

Sipas Baraliut, Gjykata Kushtetuese duhet ta refuzojë kërkesën e Listës Serbe si të papranueshme.

“Kuvendi është konstituuar, mandatar është caktuar për qeverinë e re dhe duhet respektuar afatet kushtetuese. Refuzimi i kërkesës do të ishte vendimi më i drejtë, sepse Lista Serbe, me vet faktin që ka kërkuar masë mbrojtëse, është e interesuar ta bllokojë dhe zvarrisë procesin e formimit të institucioneve”, ka thënë Baraliu.

mazllum baraliu

Më shumë nga Lajme

  • 21:32Një i vrarë në Gjilan, QKMF del me detaje
  • 21:29Shkarkimi i Blerim Isufajt mund të shkojë në gjykatë, KPK-ja ende pa plan për konkursin e ri
  • 21:27ShKShMK shpëton dy bjeshkatarë çekë në majën e Piribregut të Maqedonisë
  • 21:23Ish-ministrja e Thaçit që u bë zgjidhja e Kurtit
  • 21:21POLICIA e konfirmon vrasjen në Pogragjë të Gjilanit