“Sonte opozita e ka mundësinë e vetme dhe të fundit – e kalojmë Komisionin dhe e provojmë votimin e fshehtë një herë të vetme”, shkroi Basha në një postim në Facebook.
Ai tha se nëse Haxhiut nuk i sigurohen votat e nevojshme, procesi do të kalojë në votim të hapur dhe do të ndërrohet kandidati.
Sipas Bashës, kundërshtimi i votimit të fshehtë nga opozita është një qëndrim absurd dhe antikushtetues, pasi Kushtetuta e garanton këtë formë të votimit.
“Përndryshe, po përfundon afati me një qëndrim absurd e antikushtetues, sepse opozita po refuzon me mundësu votimin e fshehtë – diçka që e garanton Kushtetuta,” shkroi ai.