Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Basha për aksidentin në autostradë: Nuk e shkaktoi dheu, Rama e politizoi – është i paskrupullt

GD
Gazeta Demos16 qershor 2026 në 12:00
Basha për aksidentin në autostradë: Nuk e shkaktoi dheu, Rama e politizoi – është i paskrupullt

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për shpifje lidhur me një aksident fatal në autostradë, duke thënë se pretendimet se ngjarja është shkaktuar nga rrëshqitja e dheut janë të pavërteta.

Basha tha se Rama ka bërë “dy deklarime të pasakta” dhe se po tenton ta politizojë një tragjedi njerëzore.

“S’kemi pasur përplasje, ka pasur shpifje prej kryetarit Rama. Dy shpifje radhazi. E para ka qenë se aksidentin, ka dashur me ia vesh dheut në autostradë. Siç e dini, aty rruga ka qenë e pastruar, nuk ka ardhur si pasojë e dheut. Prandaj është shpifja e parë. Dhe shpifja e dytë e tij, Rama, gjithashtu është diçka që është e papranueshme, kur mundohet me politizu me tragjedinë në rrugë”, tha ai.

Basha tha se familja e të ndjerit duhet të lihet e qetë.

“Duhet me i lënë të ndjerin dhe familjen e tij të qetë. Me i uru ngushëllime, po s’ka qenë si pasojë e dheut në autostradë. Prandaj, unë refuzoj, unë s’kam reagu për shkak se duhet me prit raportin e policisë, që pastaj ajo tregon të gjithë të vërtetën. Por këto politizimet me vdekjet në rrugë është e papranueshme për gjithkënd. Nuk mundemi me u marrë me njerëzit e vdekur në rrugë edhe pastaj me i politizu ato. Këtë e bën kryetari, është i paskrupullt, por nuk është që pres më mirë prej tij”, tha Basha”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …
  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:49Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë