Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Basha takon ambasadorin slloven – I kërkon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

GD
Gazeta Demos9 shtator 2025 në 17:37
Basha takon ambasadorin slloven – I kërkon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Sllovenisë, Borut Blaj. Në komunikatën për media bëhet e ditur se Basha e ka uruar Blajn për pozitën e tij dhe i uroi mirëseardhje në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit mes dy shteteve.

Po ashtu, Basha e ka falënderuar ambasadorin slloven për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë qeveria dhe populli slloven për Kosovën.

‘‘Në takim, Kryetari Basha e njoftoi ambasadorin për konstituimin e Kuvendit dhe rëndësine e lartë për funksionalizimin e institucioneve tjera. Ai njëkohësisht kërkoi mbështetje nga Sllovenia për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për marrjen e statusit të kandidatit për Bashkimin Evropian, si dhe shprehu qëndrimin për domosdoshmërinë e largimit të masave që ndikojnë negativisht në zhvillimin dhe avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Dimal Basha, mirëpriti në takim Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, z. Borut Blaj dhe Zëvendësambasadoren, znj. Milena Radenkovic.

Kryetari Basha gjatë takimit e uroi Ambasadorin Blaj për pozitën e tij dhe i uroi mirëseardhje në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit mes dy shteteve. Ai e falënderoi Ambasadorin Blaj dhe popullin e Sllovenisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë qeveria dhe populli slloven për Kosovën.

Në takim, Kryetari Basha e njoftoi ambasadorin për konstituimin e Kuvendit dhe rëndësine e lartë për funksionalizimin e institucioneve tjera. Ai njëkohësisht kërkoi mbështetje nga Sllovenia për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për marrjen e statusit të kandidatit për Bashkimin Evropian, si dhe shprehu qëndrimin për domosdoshmërinë e largimit të masave që ndikojnë negativisht në zhvillimin dhe avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu, Kryetari Basha e theksoi nevojën për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes parlamenteve të të dy shteteve. Në këtë kontekst, ata u pajtuan që bashkëpunimi mes parlamenteve tona të ngritet në nivel më të lartë dhe të fokusohet në avancimin e çështjeve të përbashkëta, veçanërisht në fushat e integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik.

Ambasadori Blaj nga ana e tij rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Sllovenisë për Republikën e Kosovës, duke theksuar përkushtimin e Sllovenisë për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe për rolin pozitiv në rritjen e bashkëpunimit në rajon.

DIMAL BASHAKiEKuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 08:52Plagosja në Kolovicë të Prishtinës, policia jep detaje
  • 08:43Gjashtë vjet nga vdekja e veprimtarit dhe veteranit të UÇK-së, Rexhë Krasniqi
  • 08:30Në ceremoninë përmbyllëse të “DokuFEST”, kryeministri në detyrë Kurti ndau çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare
  • 08:25Paqëndrueshmëria politike kërcënon investimet dhe projektet e mëdha në Kosovë
  • 08:24Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës