Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bastiset shtëpia e një të dyshuari në Gjakovë, konfiskohen mbi një kilogram kokainë, armë automatike dhe municion

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 18:11
Bastiset shtëpia e një të dyshuari në Gjakovë, konfiskohen mbi një kilogram kokainë, armë automatike dhe municion

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të një personi të dyshuar në Gjakovë, ku janë gjetur dhe konfiskuar mbi një kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, marihuanë, armë automatike, municion dhe para të gatshme.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bastisja është realizuar më 27 tetor 2026 nga hetuesit policorë të Sektorit Rajonal për Trafikim me Narkotikë, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Prona i përket një të dyshuari, mashkull kosovar, i lindur në vitin 2004.

Gjatë bastisjes, në cilësi të provave janë gjetur dhe konfiskuar rreth 1009.35 gramë kokainë e dyshuar, 4.14 gramë marihuanë, një armë automatike, një karikator me 24 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe dy karikatorë me 20 fishekë të kalibrit PPU 32.

Policia ka konfiskuar edhe 1 mijë e 175 euro, 200 franga zvicerane, një dollar amerikan, 200 lekë dhe 100 rubla ruse.

Në mesin e provave të sekuestruara janë edhe dy telefona të markës iPhone, njëri prej të cilëve i dëmtuar, një peshore elektrike dhe një fletore me shënime të ndryshme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, i cili ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh ndaj të dyshuarit.

Sipas Policisë, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, të caktuar sipas detyrës zyrtare.

gjakovëdyshuarikokainë

Të ngjashme

Shkon te vendi i punës së gruas, pavarësisht urdhrit mbrojtës, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Shkon te vendi i punës së gruas, pavarësisht urdhrit mbrojtës, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

11:18
Dy raste të dhunës në familje në Rahovec dhe Gjakovë vetëm për 24 orë

Dy raste të dhunës në familje në Rahovec dhe Gjakovë vetëm për 24 orë

10:06
I mituri dyshohet se shtiu me armë në Gjakovë, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

I mituri dyshohet se shtiu me armë në Gjakovë, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

10:01
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, policia flet për rastin

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, policia flet për rastin

20:22

Më shumë nga Lajme

  • 19:04Ky është roli që do të kenë pjesëtarët e FSK-së gjatë misionit në Gaza
  • 19:03Koci kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës pas rastit të Arlindës: Na popullata kemi faj – s’japin dorëheqje se askush nuk lyp përgjegjësi
  • 18:49Ish-i dashuri i Ilaria Sulës dënohet me burgim të përjetshëm, mesazhi i prindërve të 22-vjeçares shqiptare
  • 18:26“Vrasje për së dyti”, Musliu kritikon ashpër Donika Gërvallën për deklaratën për Arlinda Zekajn
  • 18:04Familja Maraj kërkon ndihmë financiare nga shqiptarët, djali i tyre, Blerondi ka nevojë për trajtim në Turqi