Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani, FSK përfundon kursin për mbrojtje të afërt

GD
Gazeta Demos11 tetor 2026 në 12:10
Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani, FSK përfundon kursin për mbrojtje të afërt

Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes me Gjermaninë për vitin 2026.

Sipas njoftimit në Facebook, kursi është realizuar nga instruktorë të certifikuar të Policisë Ushtarake të FSK-së, në bashkëpunim me instruktorë të Policisë Ushtarake Gjermane.

“Trajnimi është karakterizuar nga kritere të larta përzgjedhjeje dhe kërkesa të shtuara profesionale. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan dhe avancuan aftësitë e tyre në disa fusha kyçe, përfshirë: Qitjen me armë, Teknikat e vetëmbrojtjes, Vozitjen emergjente, Taktikat e lëvizjes dhe formacionet, Përgatitjen fizike dhe psikologjike”, thuhet në njoftim.

Përfundimi i kursit, siç thuhet, synon avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Policisë Ushtarake të FSK-së, ndërsa bashkëpunimi me palën gjermane vlerësohet si i rëndësishëm për shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e standardeve të trajnimit.

“Krahas këtyre fushave, janë realizuar edhe aktivitete të tjera praktike, të përshtatura me natyrën e detyrave dhe përgjegjësive në kuadër të mbrojtjes së afërt, me qëllim të përgatitjes së pjesëmarrësve për përmbushjen efektive të kërkesave operacionale. Përfundimi me sukses i këtij kursi përbën një kontribut të rëndësishëm në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Policisë Ushtarake të FSK-së. Njëkohësisht, bashkëpunimi me Policinë Ushtarake Gjermane dëshmon rëndësinë e partneritetit ndërkombëtar në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e standardeve të trajnimit”, u tha në njoftim.

ushtarakebashkëpunimiafërt

Të ngjashme

Gjenden armë e pajisje ushtarake në Leposaviq

Gjenden armë e pajisje ushtarake në Leposaviq

16:47

Më shumë nga Lajme

  • 13:12Rama: Sulmet ndaj Jupollit shpërfaqin aparaturën propagandistike të organizuar dhe financuar nga strukturat e VV-së
  • 12:47Privoi nga jeta tre persona, kapet shqiptari në New York
  • 12:39Shqipëria krah Arabisë Saudite, Rama: Bashkësia ndërkombëtare të flasë me një zë
  • 11:36“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Specialen
  • 11:34Kamberi: Vuçiqi po tenton ta ndalojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës