Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kamberi: Vuçiqi po tenton ta ndalojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës

GD
Gazeta Demos11 tetor 2026 në 11:34
Kamberi: Vuçiqi po tenton ta ndalojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës

Kamberi, përmes një reagimi, ka vlerësuar se shqetësimi i Vuçiqit nuk duhet parë vetëm në kontekstin e numrit të mandateve që mund të fitojë koalicioni shqiptar, por edhe në ndikimin politik dhe diplomatik që mund të ketë një përfaqësim i bashkuar dhe i pavarur.

“Çështja nuk është domosdoshmërisht sa deputetë shqiptarë do të hyjnë në Parlament, por çfarë do të përfaqësojnë ata politikisht dhe çfarë mund të bëjnë me atë përfaqësim”, ka shkruar Kamberi

Sipas tij, etiketimi i listës shqiptare si armike e shtetit, pasi ajo është certifikuar nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në përputhje me procedurat ligjore, e zhvendos debatin nga konkurrenca zgjedhore te besnikëria ndaj shtetit.

“Kur një ish-president dhe kandidat për kryeministër e paraqet një listë zgjedhore të pakicës kombëtare si armike, ai e zhvendos debatin nga programi, të drejtat dhe rezultatet te lojaliteti ndaj tij e partisë shtet”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka pretenduar se ky narracion synon të përçajë listën shqiptare, të ushtrojë presion politik ndaj partive dhe kandidatëve që mund të bashkëpunojnë me të, si dhe të krijojë një klimë në të cilën kritikat ndaj qeverisë serbe interpretohen si veprime kundër interesave të Serbisë.

Kamberi ka përmendur edhe deklaratat e Vuçiqit për shërbime të huaja dhe mbështetjen e pretenduar nga aktorë të jashtëm për kundërshtarët politikë, duke vlerësuar se këto pretendime përdoren për ta paraqitur Serbinë si një vend nën presion të jashtëm.

Kamberi: Ndikimi i deputetëve nuk matet vetëm me vota

Deputeti shqiptar ka theksuar se rëndësia e përfaqësimit shqiptar nuk matet vetëm me numrin e votave në Parlament, por edhe me aftësinë për t'i ngritur problemet e shqiptarëve në institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Ai ka përmendur tri fusha ku, sipas tij, deputetët shqiptarë mund të kenë ndikim: debatin parlamentar për pasivizimin e adresave, diskriminimin dhe nënpërfaqësimin; adresimin e këtyre çështjeve te institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare; si dhe dëshmimin se ekziston një përfaqësim shqiptar që nuk identifikohet me politikën e qeverisë serbe.

“Ndikimi i deputetit nuk matet vetëm me votat që ka në Parlament, por edhe me aftësinë për ta bërë një problem të brendshëm çështje të përgjegjësisë institucionale dhe ndërkombëtare”, ka theksuar Kamberi.

Ai ka vlerësuar se një përfaqësim shqiptar i bashkuar, kritik dhe i pavarur mund të jetë më i vështirë për t'u kontrolluar politikisht sesa një përfaqësim që përshtatet me pushtetin.

“Vuçiqi dëshiron ta zhvendosë debatin nga të drejtat te siguria kombëtare”

Në reagimin e tij, Kamberi ka thënë se, përmes deklaratave kundër listës shqiptare, Vuçiqi po përpiqet ta ndryshojë fokusin e debatit publik: nga problemet që përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës te arsyet pse ata kërkojnë të drejtat e tyre dhe bashkëpunojnë politikisht me përfaqësues nga Kosova.

“Kështu ai e vendos pakicën në pozitën e të akuzuarit dhe e largon vëmendjen nga detyrimet e shtetit, sidomos nga katër marrëveshjet e nënshkruara (2001, 2009, 2013 dhe 2022), të cilat Serbia nuk po i respekton”, ka shkruar ai.

Kamberi ka shtuar se kërkesa për përfaqësim më të fuqishëm shqiptar synon zbatimin e ligjeve, barazinë institucionale dhe përgjegjësinë shtetërore.

Në fund, ai ka theksuar se deklaratat e Vuçiqit se nuk do të lejojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhen parë në kontekstin e përpjekjeve për ta kufizuar ndikimin politik dhe diplomatik të përfaqësimit shqiptar.

“Një listë që ai mund ta mposhtë lehtësisht në numra, mund të jetë shumë më e vështirë që të neutralizohet në planin politik dhe diplomatik, nëse ajo listë ruan pavarësinë, disiplinën dhe besueshmërinë e saj”, ka përfunduar Kamberi.

kamberindajvuçiqi

Të ngjashme

Pas etiketimeve ndaj tij, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit i del në mbështetje Jupollit

Pas etiketimeve ndaj tij, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit i del në mbështetje Jupollit

23:47
Sulmet online ndaj Fidan Jupollit, Cakolli: Kështu krijohet frika, pastaj autocensura

Sulmet online ndaj Fidan Jupollit, Cakolli: Kështu krijohet frika, pastaj autocensura

23:02
Joseph kritikon BE-në për qortimin publik ndaj Kosovës për Ligjin e Speciales: Nuk morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiqin

Joseph kritikon BE-në për qortimin publik ndaj Kosovës për Ligjin e Speciales: Nuk morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiqin

19:29
Protestë në Bruksel kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve e UÇK-së

Protestë në Bruksel kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve e UÇK-së

18:07

Më shumë nga Lajme

  • 12:47Privoi nga jeta tre persona, kapet shqiptari në New York
  • 12:39Shqipëria krah Arabisë Saudite, Rama: Bashkësia ndërkombëtare të flasë me një zë
  • 12:10Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani, FSK përfundon kursin për mbrojtje të afërt
  • 11:36“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Specialen
  • 11:11Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë