Bashkëshorti i u.d të Presidentes Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi ka reaguar në lidhje me deklaratën e tmerrshme që deputeti i VV-së Fatos Geci e ka dhënë sot në Kuvendin e Kosovës.
Krasniqi ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë ndërsa ka thënë se e dëshiron lirinë e të gjithëve që po gjykohen në Hagë.
“Nuk ia dëshiroj asnjërit dënimin në Hagë sepse besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, përkundrazi ia dëshiroj kthimin dhe lirinë të gjithëve e jo veç njërit”, ka thënë Krasniqi.
