Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur lidhur me bashkimin me Partinë Demokratike të Kosovës. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ai këtë e quajti diçka që buron nga baza dhe që është e natyrshme e burimore.
“Diçka që buron nga baza, nga elektorati nga kërkesat është krejt e natyrshme, është burimore, është me shumë dashamirësi me shumë vullnet. Në fund të fundit për çka bëhen këto gjëra, për elektoratin. Kjo që po ndodh është në mënyrë të natyrshme, anë e kënd Kosovës është ajo që e ka kërkuar elektorati, po e shfaqë çdo ditë në takime dhe tubime”, tha ai.
