Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky është roli që do të kenë pjesëtarët e FSK-së gjatë misionit në Gaza

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 19:04
Ky është roli që do të kenë pjesëtarët e FSK-së gjatë misionit në Gaza

Kosova është e gatshme të dërgojë trupa në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), por dislokimi i tyre varet nga gatishmëria e kësaj force për t’i pranuar, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Kosovës për gazetën “The Times of Israel”.

Siç shkruan gazeta izraelite, Kontributi i Kosovës në këtë mision do të përfshijë një ekip për çminimin dhe asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD), një komandant kontingjenti që do të shërbejë si oficer ndërlidhës, si dhe personel shtesë.

Ministria nuk ka bërë të ditur numrin e përgjithshëm të pjesëtarëve që do të përfshihen në kontingjent.

“Ekipi EOD i Kosovës është i gatshëm dhe do të dislokohet sapo ISF-ja të jetë e përgatitur për ta pranuar. Koha e dislokimit do të përcaktohet nga ISF-ja, në koordinim me autoritetet përkatëse dhe në përputhje me gatishmërinë e misionit”, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes në përgjigjen me shkrim për gazetën izraelite.

Sipas ministrisë, përgatitjet për këtë mision kanë përfshirë edhe trajnimin e pjesëtarëve të Kosovës nga forcat partnere në muajin maj. Kjo pasoi një vizitë vlerësuese të një ekipi të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza, më 26 prill, për të shqyrtuar zonën ku pritet të veprojnë trupat kosovare.

Detyrat konkrete të pjesëtarëve të Kosovës do të përcaktohen në koordinim me ISF-në, në varësi të zhvillimit të misionit, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Kosova e nënshkroi zyrtarisht marrëveshjen e pjesëmarrjes me Bordin e Paqes dhe Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit më 7 shtator. Në këtë mision janë zotuar të marrin pjesë edhe vende të tjera, përfshirë Marokun dhe Kazakistanin.

Në korrik, një delegacion i vogël ushtarësh nga Kosova mbërriti në Izrael në kuadër të përgatitjeve paraprake për misionin. Një delegacion i ngjashëm nga Maroku kishte mbërritur një muaj më herët.

Ndërkohë, Shqipëria e ka finalizuar marrëveshjen e pjesëmarrjes në ISF gjatë fundjavës. Sipas një deklarate të Bordit të Paqes, oficerët shqiptarë të ndërlidhjes pritet të dislokohen në rajon gjatë muajit nëntor.

Marrëveshja, e nënshkruar të premten në një ceremoni ku morën pjesë komandanti i ISF-së, gjeneralmajori amerikan Jasper Jeffers, dhe zyrtarë të lartë të mbrojtjes shqiptare, parasheh mbështetje për operacionet e sigurisë dhe planifikimin e operacioneve të misionit.

Megjithatë, dislokimi i forcës ndërkombëtare në Gaza ende nuk ka nisur. Plani i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, i cili synon të sigurojë zonat nga të cilat tërhiqen trupat izraelite, të mbështesë procesin e çarmatimit të Hamasit, të trajnojë policinë palestineze dhe të mbrojë operacionet humanitare, është përballur me vonesa dhe mosmarrëveshje.

Përplasjet kryesore lidhen me çarmatimin e Hamasit, tërheqjen e trupave izraelite dhe rindërtimin e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur se Hamasi duhet të çarmatoset plotësisht dhe Gaza të demilitarizohet para tërheqjes së trupave dhe nisjes së rindërtimit, ndërsa Bordi i Paqes ka mbështetur një tërheqje graduale, të lidhur me verifikimin e çarmatimit.

Sipas planit amerikan, ISF-ja pritet të ndihmojë në sigurinë e zonave nga të cilat largohen trupat izraelite, në trajnimin e policisë palestineze dhe në krijimin e kushteve për hyrjen e një komiteti të teknokratëve palestinezë që do të administronte territorin.

kosovësmisionitgaza

Të ngjashme

Zbulohen votat e Kosovës për Topin e Artë 2026

Zbulohen votat e Kosovës për Topin e Artë 2026

14:09
Kamberi tregon çfarë pritet nga Lista Studentore në Serbi: A do ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës?

Kamberi tregon çfarë pritet nga Lista Studentore në Serbi: A do ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës?

08:23
Java e gjuhës italiane, Italia i dhuron libra Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Java e gjuhës italiane, Italia i dhuron libra Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

22:47
Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, thotë Kamberi

Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, thotë Kamberi

22:31

Më shumë nga Lajme

  • 20:22Arian Tahiri dhe asamblistët e Mitrovicës ndezin qirinj në nderim të Arlinda Zekajt
  • 20:09Emërohet zëvendëskomandanti i KFOR-it, pranon detyrën me ceremoni zyrtare
  • 20:07Bie borë edhe në Opojë
  • 20:06“Do ta vazhdoni faqebardhë”, Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës
  • 20:06Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri do ta udhëheqë