Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

BDI kërkon largimin e librit skandaloz: Kosova nuk është Metohi

GD
Gazeta Demos9 dhjetor 2025 në 14:54
BDI kërkon largimin e librit skandaloz: Kosova nuk është Metohi

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj përdorimit të emrit të Kosovës duke iu si referua si “Kosovë e Metohi” në një libër të Gjeografisë për klasën e shtatë, botim i vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut.

BDI shpreh shqetësimin e thellë, për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjendet në këtë libër, të miratuar nga Komisioni Kombëtar për tekste shkollore më 5 gusht 2025.

“Ky libër është futur në përdorim gjatë vitit shkollor 2025 dhe përmban formulime që shtrembërojnë realitetin historik dhe politik të Kosovës”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Tutje në reagim thuhet se paraqitja e Kosovës si “gjendet në jugperëndim të Serbisë” i jep Serbisë rolin e pikë-referencës dhe anashkalon njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Maqedonia e Veriut.

“Përdorimi i termit “Metohi” për Rrafshin e Dukagjinit përbën një devijim të rëndë identitar dhe shkencor, duke u bërë mjet i narrativave historike serbe. Po ashtu, formulimi “Mitrovica e Kosovës” reflekton terminologjinë tendencioze serbe si “Kosovska Mitrovica” dhe nuk mund të jetë pjesë e një teksti shkollor të miratuar institucionalisht”, thuhet tutje në reagim.

“Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi strukturat qeverisëse, të cilat perfaqësohen në Ministrinë e Arsimit dhe Komisionin për tekste shkollore, sepse miratimi i këtij libri në vitin 2025 tregon vasalitetin, servilitetin dhe tolerimin ndaj shtrembërimeve historike dhe identitare, duke rrezikuar edukimin e nxënësve dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar”.

BDI kërkon urgjentisht të tërhiqet libri nga përdorimi, të rishikohet dhe të korrigjohet përmbajtja sipas standardeve shkencore dhe të politikës shtetërore, të përcaktohet përgjegjësia institucionale dhe politike për këtë libër të botuar në 2025 dhe të garantohet neutraliteti akademik në të gjitha tekstet e ardhshme shkollore.

“Mbrojtja e identitetit historik dhe kombëtar, si dhe e vërteta historike për Kosovën, është detyrë e çdo qeverie dhe çdo vonesë në këtë proces është përgjegjësi, në kët rast e qeverise. Bashkimi Demokratik për Integrim do ta ndjekë këtë çështje deri në korrigjimin e plotë dhe sqarimin institucional, në mënyrë që gjeneratat e reja të mos ekspozohen ndaj interpretimeve të gabuara për historinë dhe realitetin politik të Kosovës”, thuhet në reagimin e partisë së udhëhequr nga Ali Ahmeti .

Më shumë nga Lajme

  • 11:02Një person gjendet pa shenja jete në Mitrovicë të Veriut
  • 11:00A po shndërrohet gjuha e urrejtjes në mekanizëm për mbajtjen e pushtetit në Kosovë?
  • 10:33Aksidenti me dy të vdekur në Surkish të Podujevës, dërgohet në mbajtje shoferi
  • 10:19BE e konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit
  • 10:18Ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit mbi 20 tonë në autoudhë, nga ora 11:00 deri 17:30