Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

BE-ja, partive politike: Mos ushtroni ndikim ndaj KGjK-së në vendimmarrjen e tyre

GD
Gazeta Demos23 korrik 2026 në 18:46
BE-ja, partive politike: Mos ushtroni ndikim ndaj KGjK-së në vendimmarrjen e tyre

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje partive politike që të mos ushtrojnë presion ndaj Këshilli Gjyqësor të Kosovës dhe anëtarëve të tij në vendimmarrjen e tyre.

Ky reagim i BE-së në Kosovë vjen pasi KGjK-ja njoftoi se do të hapë konkurs të ri për rekrutimin e prokurorëve nga radhët e komunitetit serb, pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dekretoi lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

“Një gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe apolitik është fundamental ndaj sundimit të ligjit në BE dhe në Kosovë”, thuhet në reagimin e BE-së në Kosovë.

Siç njoftoi REL-i gjatë ditës, në konkurs do të mund të aplikojnë të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore, përfshirë edhe ish-prokurorët, të cilëve iu refuzua kërkesa për tërheqjen e dorëheqjeve.

Vendimi shënon një kthesë në një çështje që kishte mbetur pezull për gati katër vjet, por, njëkohësisht, ka nxitur kritika nga Bashkimi Evropian dhe dilema mes njohësve të drejtësisë nëse është marrë në momentin e duhur dhe nëse do ta ndihmojë apo do ta vështirësojë riintegrimin e juristëve serbë në sistemin e drejtësisë së Kosovës.

Adriana Matoshi, deputete e zgjedhur e LVV-së, gjatë ditës së sotme, përmes një statusi në Facebook , kërkoi nga anëtarët e KGjK-së që të mos votojnë për kthimin e ish-prokurorëve serbë nëpër ish-pozitat e tyre.

“Po du me besu qe s’ka shqiptar qe ja bon argatin Vuqiqit”, shkroi mes tjerash Matoshi.

Më shumë nga Lajme

  • 13:26Lushtaku: Kemi informacione jozyrtare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme
  • 13:24Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende
  • 13:18Reagon veterani i UÇK-së që u rrah mbrëmë nga Policia: Nuk e sulmova Policinë, gjithmonë do të jem në shërbim të vendit
  • 13:18Ramush Haradinaj me parti del për t'i falënderuar protestuesit në shesh
  • 13:07Komandanti që udhëhoqi mbrëmë operacionin policor kishte arrestuar Albin Kurtin në tetor të vitit 2005