Një protestë e qetë që kishte nisur 20 ditë më parë, mbrëmë u shndërrua në një protestë të tensionuar e që çoi edhe në persona të lënduar. Protestuesit në vazhdimësi kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale më 16 shtator ku dënoi me 81 vite burgim ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Më pas përmes protestës u kërkua miratimi e më pas votimi në Kuvend i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Krejt kjo situatë e tensionuar nisi pasditen e së hënës së 5 tetorit ku për disa orë radhazi protestuesit refuzuan që t’i lënë deputetët e legjislaturës së 11-të të dalin nga Kuvendi i Kosovës, duke kërkuar që të votohet në lexim të dytë Ligji për Specialen.
Ligji për Specialen u votua në lexim të parë, anipse me kundërshtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, situata ndryshoi pasi që kryeministri Albin Kurti në takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza kishte kërkuar që PDK-ja fillimisht të bënte kuorumin e të votonte për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, e më pas të kalohet në lexim të dytë për Specialen.
Situatë e tensionuar jashtë institucioneve nisi kur disa nga deputetët e Vetëvendosjes veçse arritën që të dalin nga objekti i Kuvendit. Hedhja e mjeteve piroteknike në drejtim të Kuvendit dhe Qeverisë veçse u ashpërsua dhe zyrtarët policorë më pas startuan me hedhjen e sprejit, gazit lotsjellës, topave të ujit e disa prej tyre edhe në përdorim të dhunës fizike.
Pamje të shumta u publikuan pikërisht nga mediat që shfaqnin dhunën e ashpër që disa prej zyrtarëve policorë përdorën edhe në drejtim të qytetarëve, të rinj e të moshuar e shumë prej tyre edhe veteranë të luftës.
Por kush është njëri nga komandantët që u përmend dje.
Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Njësisë Speciale Operative, Fatmir Balaj, i cili më 2024 ishte emëruar komandat i Stacionit Policor Qendra e që mbrëmë po udhëhiqte operacionin e Policisë së Kosovës në afërsi të Qeverisë. I njëjti në vazhdimësi po koordinohej me zyrtarët policorë në mënyrë që të siguroheshin qytetarët, si dhe institucionet e vendit.
Balaj madje u pa i afërt edhe me deputetët e PDK-së me të cilët më pas u koordinua që të largoheshin policët nga pjesa e sheshit e t’u mundësohej protestimi në mënyrë të qetë të gjithë atyre qytetarë që po dëshironin të protestonin në afërsi të objektit të qeverisë.
Ai u dëgjua teksa bisedonte edhe me deputetin Rrahman Rama e në koordinim vendosi që të largonte kordonin policor. Por Balaj është i njohur si zyrtar policorë. Pikërisht zyrtari policorë mbrëmë ua bëri të ditur protestuesve që në protestë nuk lejojnë njerëz të maskuar.



