Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

BE-ja s’e komenton nismën për Specialen, thotë se vazhdon ta mbështesë Gjykatën në Hagë

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 16:42
BE-ja s’e komenton nismën për Specialen, thotë se vazhdon ta mbështesë Gjykatën në Hagë

Bashkimi Evropian tha se nuk komenton njoftimet apo planet, kur u pyet lidhur me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, por një zëdhënës i bllokut tha se Brukseli do të vazhdojë mbështetjen për gjykatën me seli në Hagë.Zëdhënësi i BE-së, Christian Wigand, përsëriti qëndrimin e bllokut evropian për mbështetjen për gjykatën dhe shtoi se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që njihen si Gjykata Speciale – janë institucione të pavarura të drejtësisë që janë formuar nga Kuvendi i Kosovës më 2015.

“Puna e tyre është e rëndësishme për të siguruar llogaridhënie, për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet e Kosovës. Dhe, siç kam theksuar edhe më parë këtu, personat e dënuar me aktgjykimin e shkallës së parë, natyrisht, kanë të drejtë të apelojnë. Aktgjykimi do të shqyrtohet nga gjyqtarë të pavarur të apelit, në një panel të veçantë të apelit të Dhomave të Specializuara. Por, mbështetja jonë për Dhomat është e qëndrueshme dhe do të vazhdojë”, tha ai.Gjykata Speciale financohet nga Bashkimi Evropian, por edhe nga shtetet e treta kontribuuese, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia.

Një ditë më parë, Partia Demokratike e Kosovës dorëzoi në Kuvendin e Kosovës një projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.PDK-ja tha se nisma vjen pas protestave të ditëve të fundit kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Më 16 shtator, ish-eprorët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u shpallën fajtorë për katër akuza për krime lufte. Të katërt, marrë së bashku, janë dënuar me 81 vjet burgim.PDK-ja ka thënë se ndryshimet e propozuara në ligj nuk nënkuptojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale në Hagë.

Në dokumentin që e ka parë Radio Evropa e Lirë, kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të larta që mund të shqiptohen të jenë 15 vjet burgim dhe që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.Nisma ka gjetur përkrahjen e partisë politike, Aleanca, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se do ta shqyrtojë kërkesën e PDK-së në aspektin juridik, përfshirë edhe përputhshmërinë e tij me kornizën ligjore në fuqi dhe “efektet që një ndërhyrje e tillë eventualisht mund të ketë në këtë fazë të procedurave pranë Dhomave të Specializuara”.

Teksa nisma e PDK-së u dorëzua në Kuvend, në Kosovë çdo natë po mbahen protesta kundër vendimit të Speciales që nga akgjykimi i 16 shtatorit, ndërkaq është paralajmëruar edhe një marsh më 1 tetor nga platforma Liria ka Emër. Kjo platformë tha po ashtu se do të iniciohet edhe një peticion qytetarë, që do të dërgohet simbolikisht në Bruksel, Strasburg e Hagë.Ndryshe, më 2015 deputetët e Kosovës votuan për të bërë ndryshimet kushtetuese që mundësuan krijimin e Gjykatës Speciale.

Kjo gjykatë është brenda sistemit ligjor të Kosovës, por funksionon në Hagë me gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë.Ajo heton krimet që pretendohet se janë kryer nga ish-pjesëtarët e UÇK-së nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 1999.

Deri më tani, gjykata ka shqiptuar disa aktgjykime dënuese për krime lufte dhe për raste të pengimit të drejtësisë.

gjykatënkosovëskomenton

Të ngjashme

Musliu alarmon për kushtet në Policinë e Kosovës: Policët detyrohen të punojnë edhe taksistë e kamarierë

Musliu alarmon për kushtet në Policinë e Kosovës: Policët detyrohen të punojnë edhe taksistë e kamarierë

23:07
Reuten: Është turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ka mbetur në sirtar

Reuten: Është turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ka mbetur në sirtar

18:25
Lajm i hidhur: Vdes ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës

Lajm i hidhur: Vdes ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës

16:10
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime

Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime

10:47

Më shumë nga Lajme

  • 23:40“Thaçi kishte lidhje me familjen Jashari” – Ish-koloneli jugosllav: Nëse konfirmohet vendimi në Apel, UÇK-ja do të etiketohet si organizatë terroriste
  • 23:13Zemaj sfidon Kurtin: Na jepni vetëm 17 emra të mjekëve të kthyer, jo 171
  • 22:56Ligji për Specialen ende pa epilog në Kuvend, PDK-ja nuk ka prezantuar ndryshimet konkrete
  • 22:42“Çdo i dyti po mson gjermanisht” | Mjekët e rinj i reagojnë Kurtit për pretendimin e kthimit të 171 profesionistëve: Nuk kemi nevojë për deklarata që e mohojnë realitetin
  • 22:30Parashikimi i motit për nesër, e diele