Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare Fehmi (Tahir) Beqiri, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Lajme
Lajm i hidhur: Vdes ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja Beqiri, duke njoftuar se i ndjeri ishte vëlla, prind dhe bashkëvendës shumë i respektuar, punëtor dhe kryefamiljar i përkushtuar.
Ndarja e tij nga jeta ka lënë pikëllim te familjarët, miqtë dhe bashkëvendësit që e njohën.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, të dielën, më 8 nëntor, në varrezat e reja të fshatit Kçiq i Madh, në kohën e ikindisë, në orën 14:08.



