Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

BE shpreh shqetësime të thella për Projektligjin ‘Lojërat XXI Mesdhetare Prishtina 2030’: Rritë cenueshmërinë ndaj korrupsionit

GD
Gazeta Demos23 prill 2026 në 10:45
BE shpreh shqetësime të thella për Projektligjin ‘Lojërat XXI Mesdhetare Prishtina 2030’: Rritë cenueshmërinë ndaj korrupsionit

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime të thella në lidhje me Projektligjin ‘Lojërat XXI Mesdhetare Prishtina 2030’, i cili sot pritet të miratohet në lexim në dytë në Kuvendit.

Zyra e BE-së në Prishtinë dje i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, ku i kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me këtë projektligj.

Në këtë letër, të cilën e ka siguruar gazeta Nacionale, vlerësohet se projektligji aktual paraqet rreziqe të konsiderueshme për menaxhimin e financave publike (MFP), transparencën dhe llogaridhënien.

Sipas BE-së, ky projektligj do të ketë implikimet e konsiderueshme buxhetore prej rreth 254 milionë euro.

Nder shqetësimet kryesore të BE-së është anashkalimi i legjislacionit ekzistues të prokurimit publik.

“Aplikimi i rregullave të veçanta që lejojnë anashkalimin e legjislacionit ekzistues të prokurimit publik, si dhe përparësia e tyre në rast konflikti me ndonjë ligj tjetër”, thuhet në letrën e BE-së, duke treguar shqetësimin e dytë.

“Roli dhe fushëveprimi i ‘njësisë speciale për mbikëqyrje’ të mandatuar për t’u krijuar nga Qeveria, paraqet rreziqe për shkak të statutit të saj të paqartë ligjor në projektligj, pavarësisë dhe strukturës së raportimit, statut i cili mund të bie ndesh me organet ekzistuese për mbikëqyrje”, është thënë në letër.

Me pas tregohet edhe shqetësimi i tretë i BE-së.

“Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare (OCMG), siç parashihet në projektligj, duket se nuk është i ndërlidhur me ligjet ekzistuese të prokurimit publik, por në vend të saj, parashihet të vendosë rregulla të veta të prokurimit bazuar në parime të paqarta (p.sh.praktika më të mira ndërkombëtare të transparencës, integritetit, etj). Mungesa e qartësisë ligjore dhe llogaridhënieje ngre shqetësime serioze në lidhje me pajtueshmërinë me standardet për menaxhimin financiar publik”, është thënë në letër.

Sipas BE-së, versonin aktual i projektligjit rrezikon të minojë përputhshmërinë me dispozitat e acquis së BE-së, të dobësojë integritetin fiskal dhe të rrisë cenueshmërinë ndaj korrupsionit.

“Duke pasur parasysh urgjencën e leximit të dytë, ne rekomandojmë që para miratimit, projektligji të modifikohet sipas nevojës për të qenë në përputhje me dispozitat ekzistuese ligjore për financa publike, vecanërisht ato dispozita lidhur me prokurimin public, auditimin, raportimin financial, përfshirë anti-korrupsion dhe mbikqyrje parlamentare”, përfundon letra e BE-së.

BE

Më shumë nga Lajme

  • 14:42Kurti pret kryetarin e Izmirit, diskutojnë për “thellimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor e kulturor”
  • 14:41Vdekjet e punëtorëve në KEK, Ramadani: Ky është dështim total dhe kriminal i shtetit
  • 14:18Lladrovci: Qytetarë të komunës së Drenasit, gëzuar titulli i tetë i kampionit në qeverisjen lokale
  • 13:41Plagosja me armë zjarri në Shkodër, identifikohet autori, Policia jep detajet
  • 13:37Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s