Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekes, poetes, humanistes dhe ish-deputetes, Flora Brovina.

Hamza ka vlerësuar kontributin e Brovinës për Kosovën, duke e cilësuar atë si një figurë të rëndësishme të historisë së vendit.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.