Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Costa: E ardhmja e Ballkanit është në BE, Kosova mund të përshpejtojë reformat

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2026 në 21:53
Costa: E ardhmja e Ballkanit është në BE, Kosova mund të përshpejtojë reformat

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian, duke theksuar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina kanë ende mundësi të shënojnë përparim dhe të përshpejtojnë reformat e nevojshme drejt anëtarësimit në BE.

Në një deklaratë në kuadër të Samitit të Zgjerimit të BE-së 2026, të organizuar nga Euronews, Costa ka vlerësuar se procesi i zgjerimit është një nga investimet më të rëndësishme gjeopolitike të Evropës për paqen, sigurinë, demokracinë, stabilitetin dhe prosperitetin

Sipas tij, zgjerimi ka ndihmuar në tejkalimin e ndarjeve historike dhe, në rrethanat e sotme ndërkombëtare, mbetet i rëndësishëm për forcimin e Evropës si aktor gjeopolitik, fuqi ekonomike dhe faktor paqeje.

Costa ka theksuar se procesi i integrimit nuk ka të bëjë vetëm me forcimin e Bashkimit Evropian, por edhe me përmbushjen e aspiratave të miliona qytetarëve evropianë që kanë zgjedhur demokracinë, lirinë dhe bashkëpunimin.

Ai ka nënvizuar se procesi i anëtarësimit duhet të jetë i drejtë, i qëndrueshëm dhe i bazuar në merita, ndërsa BE-ja duhet të përgatitet për pranimin e anëtarëve të rinj.

Duke folur për Ballkanin Perëndimor, presidenti i Këshillit Evropian ka bërë të ditur se me liderët e rajonit do të diskutojë për këto çështje edhe në Samitin e katërt BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet pas tri javësh, gjatë mandatit të tij.

Ai ka përmendur gjithashtu Planin e Rritjes dhe iniciativat e tjera evropiane, të cilat, sipas tij, po ndihmojnë në rritjen e investimeve, përafrimin ekonomik dhe integrimin më të afërt të vendeve të rajonit në Tregun e Përbashkët Evropian.

Si shembuj të përparimit, Costa ka përmendur pjesëmarrjen në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), përmirësimet në pikat kufitare, forcimin e lidhjeve të transportit, nismat digjitale dhe uljen e kostove të shërbimeve të roamingut.

Ndër të tjera, ai ka rikujtuar se gjatë tetorit, Bashkimi Evropian ka mbajtur konferenca ndërqeveritare për anëtarësim me Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë.

Sipas tij, Mali i Zi dhe Shqipëria kanë mbyllur përkohësisht kapituj të tjerë të negociatave, ndërsa Ukraina dhe Moldavia kanë hapur negociata për grupkapituj të rinj.

costaardhmjaballkanit

Më shumë nga Lajme

  • 22:49Krasniqi: Institucionet janë mbushur me kushërinj, dajë e teze – shtetin e kanë shndërruar në çiflig
  • 22:31“I ngutshëm” – Rrustem Mustafa për vendimin e Bedri Hamzës për dorëheqje
  • 22:21“Rrehe ku s’i shihen shenjat” – Rrëfimi i gruas që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit
  • 22:02Remi: Jam takuar me Sveçlën dhe të tjerët gjatë protestave
  • 21:46Haxhiu: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera