Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e një populli nuk mund të shlyhen

GD
Gazeta Demos5 shtator 2026 në 21:54
Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e një populli nuk mund të shlyhen

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në 245-vjetorin e themelimit të Teqesë së Frashërit. Përpara besimtarëve bektashinj, të cilët 5 shtatorin e kanë ditë pelegrinazhi, Presidenti nderoi vëllezërit Frashëri dhe kujtoi vlerat historike të kësaj teqeje për përhapjen e dijes, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe çështjen kombëtare.

“Që nga viti 1781, kur ‘hodhi çatinë’ kjo teqe, ajo nuk shërbeu vetëm si vend lutjeje. Ajo u bë shtëpi e hapur për udhëtarin, vatër dijeje e kuvendimi dhe, mbi të gjitha, vatër e ndërgjegjes shqiptare”, deklaroi Begaj në fjalën përshëndetëse

Kreu i Shtetit kujtoi rolin e klerikëve bektashinj në momentet vendimtare për shqiptarët, nga Rilindja Kombëtare deri në ndërtimin e shtetit.

Duke u ndalur te filozofia dhe fryma e besimit, Presidenti theksoi kontributin e bektashinjve në bashkëjetesën fetare.

“Në ditët tona ne flasim shumë për harmoninë fetare, vërtet një vlerë e jashtëzakonshme, dhe shpesh rrezikojmë ta kthejmë atë në një formulë protokollare, por harmonia fetare shqiptare nuk lindi në tryeza zyrtare apo si çështje protokollare. Ajo u gatua në vende si kjo teqe, nga breza klerikësh e besimtarësh që ditën të ishin të përkushtuar në besimin e tyre dhe, njëkohësisht, të shihnin tek tjetri bashkëkombësin, fqinjin, vëllain e një gjaku e të një gjuhe”, u shpreh Begaj.

Presidenti nënvizoi se mesazhi i bektashizmit për urtësi, maturi dhe ndërtimin e urave mes njerëzve është sot po aq i gjallë dhe i nevojshëm sa dikur.

“Drita e besimit dhe kujtesa e një populli nuk mund të shlyhen”, deklaroi ai, duke kujtuar edhe përpjekjet e klerikëve që i mbijetuan diktaturës në Shqipëri dhe rizgjuan besimin.

Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes dhe përcjelljes së kujtesës dhe identitetit kombëtar.

Në fund të fjalës përshëndetëse, Presidenti u shpreh se “Pelegrinazhi në Frashër është një udhëtim në rrënjët e identitetit tonë, atje ku besimi u bë dije, dija u bë vetëdije dhe vetëdija u bë atdhetari”.

“Ndoshta prandaj, sa herë që Naimi mendonte për Shqipërinë, mendja e shpirti i ktheheshin te kjo natyrë e te këto male. Dhe prej këtej, ai na la testamentin më të bukur: ‘Ti Shqipëri, më ep nder, më ep emrin shqiptar’. Sot, nga Frashëri, kjo thirrje na kujton se nga vijmë dhe përgjegjësinë që kemi për vendin që do t’u lëmë brezave të ardhshëm”, deklaroi Begaj.

Presidenti i Republikës e mbylli vizitën në Frashër duke vizituar shtëpinë e vëllezërve Frashëri.

begajfrashëribesimit

Më shumë nga Lajme

  • 23:05Mosmarrëveshje në komunikacion në Rrugën C, tensione mes qytetarëve – ndërhyn Policia
  • 22:52Parashikimi i motit për nesër
  • 22:36Megaoperacion në Sarandë, arrestohen ‘kokat’ e grupeve që shpërndanin drogë
  • 22:35Rrustemi i VV’së: Sërish mund të shkojmë në zgjedhje, barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë
  • 22:31Dehari caktoi vazhdimin e seancës më 9 shtator, PDK e Aleanca me akuza për shkelje, LDK në raporte “komplekse” me VV’në