Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Behrami: VV-ja për ta fshehur manipulimin mund të ketë futur vota edhe për Arian Tahirin

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2025 në 13:42
Behrami: VV-ja për ta fshehur manipulimin mund të ketë futur vota edhe për Arian Tahirin

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas raportimeve për manipulim të votave në Mitrovicën e Jugut, duke thënë se shumica e fletëvotimeve të dyshuara janë në favor të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci.

Behrami ka deklaruar se PDK ka gjetur prova që, sipas tij, vërtetojnë se pas këtij procesi qëndron Lëvizja Vetëvendosje.

“Unë e definova kush është hani dhe kush është manipuluesi. Definohet shumë qartë: 99% e këtyre fletëvotimeve me kod të parregullt janë vota për Faton Pecin. Ky është fakt i mjaftueshëm për të vërtetuar që pas kësaj është LVV-ja,” tha Behrami.

Ai shtoi se të gjitha fletëvotimet me numër serik të parregullt janë në favor të kandidatit të VV-së.

“Pra, të gjitha votat – 99% e fletëvotimeve me numër serik – janë në emër të Faton Pecit. Kjo është dëshmi e mjaftueshme që pas kësaj qëndron LVV-ja,” theksoi ai në Tëvë1.

Deputeti i PDK-së nuk e përjashtoi mundësinë që të ketë edhe fletëvotime me numra serikë të pasaktë për partinë e tij, duke e quajtur këtë një mënyrë për të krijuar mbulesë ndaj manipulimeve.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që, për të ndritur dyshimet, edhe disa fletëvotime për PDK-në të kenë numër serik të gabuar. VV-ja ndonjëherë mund t’i ketë dhënë edhe ndonjë votë Arian Tahirit. Por kjo nuk e largon mundësinë se manipulimi është bërë nga ata,” u shpreh Behrami.

Ai shtoi se çështja e fletëvotimeve të dyshuara e diskrediton të gjithë procesin zgjedhor.

“Kur po flas për fletëvotimet, nuk po e përmend emrin e askujt tjetër, por ato që s’kanë numër serik e diskreditojnë krejt procesin,” tha tutje ai.

Behrami tha se PDK-ja tashmë ka dorëzuar ankesë në PZAP dhe ka kërkuar që Prokuroria Speciale të përfshihet në hetimin e kësaj çështjeje, duke e cilësuar atë si “krim elektoral të organizuar”.

Artan Behramifletëvotimet

Më shumë nga Lajme

  • 20:38Qyteti i njohur turistik ndalon biçikletat në zonat qendrore, pasi çiklisti përplasi kryebashkiakun
  • 20:37Ymeri-Hotit: Me këtë menaxhim, në KEK kanë vdekur tre njerëz brenda 40 ditësh
  • 20:36BE: Procesi i konstituimit të institucioneve të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme
  • 20:23Zjarre në dy fshatra të Mitrovicës, Faton Peci ndan detaje
  • 20:23Haxhiu e Aleancës për Çekun: Ka mospërfillje të madhe ndaj detyrës së tij, pasqyrë e vërtetë e këtij pushteti