Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit përsëriti se do ta kishte votuar cilindo kandidat për kryetar të Kuvendit që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi, sipas tij, të gjithë janë “të njëjtë”.
“Ishte dashur, nëse ka vullnet që të dilet nga kjo situatë, ishte dashur. Ne po bisedojmë ngapak, po aty ka, për shembull, merake të ndryshme – jo unë e kisha votuar atë. Unë çka dalloj nga grupi, veç që mua më duken të njëjtë, nuk ke çka të zgjedhësh aty. Cilindo ta qesin, me Kushtetutë i takon, po qitja cili të jetë (votone kushdo që është), se të njëjtë janë”, tha ai.
Ngërçin politik në Kuvend nuk e ka zgjidhur as një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese.
Kushtetuesja vendosi se deputetët duhet ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.