Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi

GD
Gazeta Demos15 gusht 2026 në 23:28
Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka dërguar një mesazh të qartë për Prishtinën dhe Beogradin, përgjegjësia për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog nuk mund t’u bartet partnerëve ndërkombëtarë.

Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Sorensen është pyetur se sa varen negociatat në Bruksel nga Uashingtoni dhe për rolin që Shtetet e Bashkuara mund të kenë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ai e cilësoi SHBA-në një partner të rëndësishëm, por theksoi se dialogu ndërmjetësohet dhe udhëhiqet nga Bashkimi Evropian, ndërsa zbatimi i marrëveshjeve mbetet përgjegjësi e dy palëve.

“Dialogu ndërmjetësohet dhe udhëhiqet nga Bashkimi Evropian. SHBA-ja është një partner i rëndësishëm, ndërsa koordinimi i ngushtë mes BE-së dhe SHBA-së e mbështet procesin e normalizimit. Megjithatë, në fund të fundit, zbatimi i marrëveshjeve është përgjegjësi e Beogradit dhe Prishtinës”, ka deklaruar Sorensen.

Sipas tij, partnerët ndërkombëtarë mund ta lehtësojnë dhe ta mbështesin procesin, por nuk mund t’i zëvendësojnë palët në përmbushjen e detyrimeve që kanë marrë përsipër.

“Partnerët e jashtëm mund ta lehtësojnë dhe ta mbështesin procesin, por vetë palët duhet t’i përmbushin detyrimet e tyre”, ka thënë ai.

Sorensen për Asociacionin: Zhvillimet politike nuk i ndryshojnë obligimet

Një pjesë e intervistës i është kushtuar edhe çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin Kosova ka marrë përsipër obligime në kuadër të dialogut.

Sorensen ka theksuar se bëhet fjalë për një obligim të kahershëm, i cili është përfshirë edhe në Aneksin e Zbatimit të dakorduar në Ohër në mars të vitit 2023.

Sipas tij, ndryshimet politike apo zgjedhjet në Kosovë nuk mund të përdoren si arsye për ndryshimin apo shmangien e këtyre obligimeve.

“Kjo nuk është diçka e re. Bëhet fjalë për një obligim të kahershëm, të përfshirë edhe në Aneksin e Zbatimit të dakorduar në Ohër në mars të vitit 2023”, ka deklaruar Sorensen.

Ai ka bërë thirrje që të dyja palët të përmbushin obligimet e tyre sipas marrëveshjes së vitit 2023 dhe aneksit të saj të zbatimit.

“BE-ja pret që të dyja palët t’i përmbushin të gjitha obligimet e tyre sipas Marrëveshjes së vitit 2023 dhe Aneksit të saj të Zbatimit. Zhvillimet politike apo zgjedhore nuk i ndryshojnë këto obligime”, ka thënë emisari evropian.

Mesazhi i Sorensenit vjen në një kohë kur zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialog vazhdon të mbetet i ngadalshëm dhe i kontestuar, ndërsa si Prishtina, ashtu edhe Beogradi, janë përballur vazhdimisht me kritika për moszbatimin e pjesëve të marrëveshjeve që kanë pranuar.

Në këtë kuadër, deklarata e emisarit evropian vendos theksin jo vetëm te detyrimet e Kosovës për çështjen e Asociacionit, por edhe te përgjegjësia e Serbisë për zbatimin e pjesëve të tjera të marrëveshjeve të dialogut.

Në thelb, Sorensen u kujton të dyja palëve se dialogu nuk matet vetëm me marrëveshjet e arritura në Bruksel apo Ohër, por me zbatimin konkret të tyre. Dhe në këtë proces, përgjegjësinë kryesore nuk e kanë as Brukseli e as Uashingtoni, por Prishtina dhe Beogradi.

sorensenmesazhshba-ja

Të ngjashme

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi- ka një thirrje për palët

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi- ka një thirrje për palët

13:48
Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur, së fundmi dha rezultate konkrete për të pagjeturit

Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur, së fundmi dha rezultate konkrete për të pagjeturit

17:07

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona
  • 22:45Rreth 750 viza pune nga Kosova u lëshuan në korrik, deputetja opozitare ngre alarmin