Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Berisha i del në krah protestës së studentëve: Të bashkohemi me ta, Edi Rama është grabitësi më i madh i pronave

GD
Gazeta Demos17 tetor 2026 në 16:22
Berisha i del në krah protestës së studentëve: Të bashkohemi me ta, Edi Rama është grabitësi më i madh i pronave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për protestën e studentëve dhe gjimnazistëve, duke e cilësuar atë si një “revoltë shpëtimtare për Shqipërinë”. Përmes një deklarate për mediat, Berisha u bëri thirrje qytetarëve, prindërve dhe bizneseve që t’u bashkohen të rinjve në këtë përballje me qeverinë, raporton Top Channel.

Duke iu përgjigjur kritikave lidhur me dëmtimin e pronave gjatë protestave, lideri i opozitës u shpreh se është absolutisht kundër prekjes së tyre, por akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama si shkatërrimtarin dhe grabitësin më të madh të aseteve e pasurive publike në vend.

Berisha denoncoi ashpër edhe ndërhyrjen e forcave të rendit, duke i cilësuar pamjet e përdorimit të dhunës ndaj studentëve si skena horror, ndërsa garantoi se Partia Demokratike do t’u ofrojë protestuesve mbrojtje dhe mbështetje maksimale.

Reagimi i plotë:

“Unë kam dëgjuar këto ditë zëra, të cilët nuk janë kundër studentëve, janë pro studentëve, por që piskasin gjer në qiell se u prek kjo pronë apo ajo pronë. Jam absolutisht kundër prekjes së pronave, por u them këtyre miqve të mi se hajduti më i madh i të gjitha kohërave i pronave që shenjtëroni, është Edi Rama dhe do bënit mirë të bashkoheni me studentët.

Nuk jam për të prekur pronat, por nuk mund të injoroj kurrë se shkatërrimtari më i madh i pronave, grabitësi, plaçkitësi më i madh i pronave të shqiptarëve është Edi Rama, narkodiktatori që ju nuk ia thoni dot narkodiktator. Sistemi i bazuar në drogën, e cila shkatërroi ekonominë tonë, i bazuar në vjedhjen e miliarda e miliarda eurove, i bazuar në vjedhjen e miliarda e miliarda aseteve publike, duhet të përmbysur një minutë e më parë.

Ndaj dhe çdo shqiptar duhet të dëgjojë këtë zë që buron nga thellësia e ndërgjegjes më të pastër të shoqërisë shqiptare dhe kombëtare, të bashkohemi me ta si prindër, si gjyshër, si bashkëmoshatarë sepse po bëjnë betejën më të fuqishme për shpëtimin e këtij vendi.

Të bashkohemi me ta sepse po shohim çdo ditë skenat më horror që kemi parë gjer sot. Studentë të shtrirë përdhe dhe narkobanditë shqiptarë, serbë apo çfarë janë, u vërsulen si kafshë me çizmet e tyre mbi gjymtyrë për t’u thyer kockat, i gjuajnë me shkelm në kokë. Shndërruan Ministrinë e Arsimit në ministrinë e krimit më të shëmtuar.

A e patë ju sallën e asaj ministrie të mbushur me trupa që gjallonin, të hedhur përdhe në çimento, kush me ndërgjegje, kush pa ndërgjegje nga barbaritë e narkobanditëve? Çfarë mund të pritet më?  Çdo orë është humbje e madhe për ne.

Ndaj dhe ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo qytetar shqiptar, çdo biznesmen të solidarizohet me studentët. Të përdorë forcën e biznesit të tij kundër kësaj qeverie dhe në mbështetje të studentëve. Të ulë qepenin, të vendosë tabelën se jam në grevë, siç janë ata që po lënë mësimin dhe po përballen dhëmb për dhëmb me armiqtë e egër të qenies tonë.

PD, që në minutën e parë është rreshtuar e vendosur në mbështetje të plotë dhe totale, dhe në mbrojtje maksimale që mund të japë të studentëve. Me këtë rast unë përshëndes të gjithë studentët, të gjithë gjimnazistët për vendimin e tyre historik për të dalë në sheshin e mejdanit, në sheshin e burrave për t’u përballur më këtë bandë të pashpirt. Falënderoj të gjithë qytetarët që i kanë mbështetur ata, të gjithë demokratet dhe demokratët dhe garantoj se sikundër deri sot, PD do t’u japë mbështetje totale dhe mbrojtjen maksimale që mund t’i japë kësaj lëvizje, kësaj revolte shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët”

pronavestudentëvemadh

Të ngjashme

“Qeveria po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë”, Berisha: Regjimi i Padrinos ka shumëfishuar dhunën ndaj studentëve dhe protestuesve

“Qeveria po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë”, Berisha: Regjimi i Padrinos ka shumëfishuar dhunën ndaj studentëve dhe protestuesve

14:02
Rama nga një biznes i djegur: Kjo flamë nuk është dora e studentëve, është dora e atij që ka kapur për fyti opozitën

Rama nga një biznes i djegur: Kjo flamë nuk është dora e studentëve, është dora e atij që ka kapur për fyti opozitën

08:21

Më shumë nga Lajme

  • 17:59Ramadani: Aleanca merr përgjegjësinë kryesore në opozitëbërje
  • 17:59Ambulanca bllokohet në protestë, reagon Qendra Kombëtare e Urgjencës: Pengimi i saj rrezikon jetën e qytetarëve
  • 17:26Gjini: Nuk guxojmë të eksperimentojmë me institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës
  • 17:25Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit
  • 17:2015 të lënduar te Trauma dhe QSUT nga përplasjet në protestë, mes tyre 9 protestues, 5 efektivë dhe 1 kalimtar