Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Berisha: Rama po bllokon kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut

GD
Gazeta Demos3 mars 2026 në 15:30
Berisha: Rama po bllokon kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi sot, 3 mars, dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama

Ai tha se kreu i qeverisë shqiptare qëndron në pushtet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Berisha akuzoi Ramën se po bllokon kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

“Ndaj dhe ai, gjer në këtë moment që po jap konferencën, nuk ka dërguar në kryesinë e parlamentit raportin e tij për imunitetin e Ballukut. Them raportin e tij se raporti është i anëtarëve të komisionit, por ai tregoi se atë do ta shoh unë dhe ai ka mbi një javë që e ka në dorë atë. Pra është Rama vetë ai që bllokon dërgimin e raportit të anëtarëve të komisionit të partisë së krimit në kryesinë e parlamentit për t’u futur këtë të enjte në agjendën e parlamentit”, tha Berisha.

Kryedemokrati u shpreh se ka shumë mundësi se po tentohet të digjet afati 3-mujor i shqyrtimit të kërkesës për Ballukun.

“Siç e shihni ju, Edi Rama nuk pranon kurrë të dorëzojë veten në gjykatë. Bëri përpjekje të jashtëzakonshme për marrëveshje, por nuk i eci. Lubi Balluku që ky mbron është një kriminele multidimensionale e pashoqe në historinë e Shqipërisë”, tha Berisha.

Për këtë arsye ai paralajmëroi se ditën që çështja do të shqyrtohet në Kuvend, do të zhvillohet protestë para godinës së parlamentit.

Më shumë nga Lajme

  • 14:12Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE
  • 14:00ShSKUK kërkon verifikimin urgjent të pretendimeve ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës
  • 13:32E konfirmon Prokuroria: Ndalohet për 48 orë drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet për dhunë në familje
  • 13:31Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Duhet ndryshuar dhe korrigjuar sa më parë
  • 13:09Kurti paralajmëron përgjegjësi disiplinore e penale për zyrtarët që neglizhuan rastin e Arlindës