Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Besim Mulaj falënderon gazetarët dhe i fton të kontribuojnë në ndryshimin më 28 dhjetor

GD
Gazeta Demos25 dhjetor 2025 në 20:17
Besim Mulaj falënderon gazetarët dhe i fton të kontribuojnë në ndryshimin më 28 dhjetor

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besim Mulaj, me numër 79, ka shprehur mirënjohjen e tij për gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave për, siç tha ai, raportimin e drejtë dhe profesional gjatë fushatës zgjedhore, shkruan Gazeta Demos.

Në një postim në Facebook, Mulaj theksoi se viti i fundit nuk ka qenë i lehtë për gazetarët dhe familjet e tyre, duke përmendur akuzat dhe etiketimet e padrejta që, sipas tij, kanë ardhur nga kryeministri dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë ndaj mediave.

“Kam bindje të plotë se LDK do të jetë zgjedhja juaj, ashtu siç është zgjedhja e shumë qytetarëve që besojnë në demokraci, respekt dhe institucione të forta”, theksoi ai.

Postimi i plotë:

Të dashur gazetarë dhe përfaqësues të mediave,

Ju jam thellësisht mirënjohës për punën e shkëlqyer dhe profesionale që po e bëni në raportimin e drejtë gjatë kësaj fushate. E di mirë që për ju dhe familjet tuaja ky nuk ka qenë një vit i lehtë. Shpesh keni qenë në shënjestër të akuzave dhe epiteteve të padrejta nga kryeministri dhe zyrtarë të tjerë të kësaj qeverie, vetëm pse keni bërë punën tuaj me ndershmëri.

Përtej misionit fisnik që keni në një shoqëri demokratike, ju jeni edhe qytetarë të këtij vendi. Me votën tuaj, secili prej jush ka mundësinë të kontribuojë drejtpërdrejt në ndryshimin që i duhet Kosovës më 28 dhjetor.

Kam bindje të plotë se LDK do të jetë zgjedhja juaj, ashtu siç është zgjedhja e shumë qytetarëve që besojnë në demokraci, respekt dhe institucione të forta.

Të punojmë së bashku për të mirën e Kosovës.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123

Më shumë nga Lajme

  • 18:06Shoqatat e dala nga lufta ndërpresin bashkëpunimin me Komunën e Drenasit, reagon Lladrovci
  • 17:55Digjet parku i lojërave për fëmijë në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë
  • 17:52Haradinaj për shkarkimin e Isufajt: Ky nuk është sundim i ligjit, por hakmarrje politike
  • 17:42Ymeri për shkarkimin e Isufajt: Shumica e popullit e ka vendosur me votë se nuk e përkrah drejtësinë e demokracinë
  • 17:29Ambasadori gjerman, për Kurtin: Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dypalësh