Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Besnik Krasniqi, kandidat i AAK-së për kryetar të Prizrenit

GD
Gazeta Demos2 korrik 2025 në 20:21
Besnik Krasniqi, kandidat i AAK-së për kryetar të Prizrenit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka zyrtarizuar Besnik Krasniqin, si kandidat për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Në një postim në Facebook, kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Krasniqi është një profesionist i dëshmuar me përvojë të gjerë në sektorin publik dhe atë ndërkombëtar, i cili ka ndërtuar karrierën e tij mbi parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

“Ai përfaqëson një zgjidhje të denjë për qytetarët e Prizrenit, në kohën kur ky qytet ka nevojë për një udhëheqje vizionare dhe të përgjegjshme”, shkroi Haradinaj.

“Prizreni meriton një epokë të re zhvillimi, përmes projekteve strategjike në sferën ekonomike, kulturore dhe në fuqizimin e trashëgimisë e ngjarjeve artistike që i japin identitet këtij qyteti”, theksoi Haradinaj.

I pari i AAK-së shtoi se beson në vizionin e Krasniqit dhe në përkushtimin e kandidatëve të AAK-së për asamblenë komunale në Prizren

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Daut Haradinaj: Një gazetar i njohur në Kosovë ka darkuar me serbë në Dubai, mes tyre edhe persona që kanë paguar dëshmitarë kundër Thaçit
  • 23:12Serbia uron Shqipërinë për Pavarësinë, ndërsa vazhdon të mos e njohë Kosovën
  • 22:52Dy persona arrestohen në Prishtinë, dyshohen për përgatitjen e një vrasjeje të rëndë
  • 22:15Geoffrey Nice: Kosova u detyrua ta pranonte Specialen, statuti u hartua në Bruksel dhe Uashington
  • 22:13​Kjo është gjendja aktuale e rrugëve në vendin tonë