Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Besnik Tahiri: Nuk do ta lëmë as Kuvendin, as seancën pa e sfiduar në maksimum

GD
Gazeta Demos8 gusht 2026 në 10:58
Besnik Tahiri: Nuk do ta lëmë as Kuvendin, as seancën pa e sfiduar në maksimum

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, është deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri tha se Aleanca do ta kundërshtojë në maksimum çdo veprim që e konsideron të papranueshëm dhe se do ta elaborojë qëndrimin e saj.

“Ne nuk do ta lëmë as Kuvendin, as Kosovën dhe as seancën pa e sfiduar në maksimum, për ta elaboruar qëndrimin tonë”, tha Tahiri.

Ai u shpreh kritik edhe për mbylljen e sallës, duke e cilësuar situatën si një lojë politike për t’ia lënë përgjegjësinë njëri-tjetrit.

“E pat sallën të mbyllur. Është lojë se kush kujt po ia lë fajin”, deklaroi ai.

Sipas Tahirit, synimi i partisë fituese të zgjedhjeve është që të ndërmerret një akt që, sipas tij, do të ishte jokushtetues, me qëllim të blerjes së kohës dhe rritjes së presionit për arritjen e një marrëveshjeje politike.

“Qëllimi është të bëhet një akt jokushtetues, që të mund të blihet kohë dhe të rritet presioni për një marrëveshje politike”, tha Tahiri.

tahirimaksimumbesnik

Të ngjashme

Tahiri: Aleanca mbështet propozimin e PDK-së për procedimin e ligjit, më pas menjëherë të fillojë procedura e amendamentimit

Tahiri: Aleanca mbështet propozimin e PDK-së për procedimin e ligjit, më pas menjëherë të fillojë procedura e amendamentimit

10:28
Besnik Tahiri: Kosova ka mbetur pa agjendë të qartë evropiane, rrezikojmë të humbim edhe 131 milionë euro të tjera

Besnik Tahiri: Kosova ka mbetur pa agjendë të qartë evropiane, rrezikojmë të humbim edhe 131 milionë euro të tjera

18:18
Tahiri: Raporti i Komisionit Evropian nuk është dokument i opozitës, por vlerësim për gjendjen e Kosovës

Tahiri: Raporti i Komisionit Evropian nuk është dokument i opozitës, por vlerësim për gjendjen e Kosovës

13:59

Më shumë nga Lajme

  • 21:52“Mungesa e informacioneve nga Serbia pengon gjetjen e të zhdukurve”
  • 21:49Blerim Latifi tregon se ku e pa emrin e Baton Haxhiut për herën e parë
  • 21:36LDK e VV bëhen bashkë në këtë qytet
  • 21:35Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht
  • 21:29Haxhiu: Rugovës ia jap meritat nga 1989 deri në 94, pastaj ishte i pafuqishëm