Profesori Blerim Latifi, në emisionin Pressing, ka treguar se për herë të parë emrin e Baton Haxhiut e kishte dëgjuar në vitin 1993, përmes një libri me kopertinë të kuqe, autorë të të cilit ishin Baton Haxhiu dhe Haqif Mulliqi.
Latifi rrëfeu se librin e kishte sjellë dikush nga vëllezërit në shtëpi dhe se pikërisht përmes tij kishte dëgjuar për herë të parë emrin e Baton Haxhiut, para se ta njihte edhe përmes gazetave.
Ai tregoi se fati i atij libri ishte i ngjashëm me fatin e shumë librave dhe shtëpive të tjera gjatë luftës në Kosovë, pasi ishte djegur në vitin 1998.

