GazetaDemos pak më parë raportoi për një përleshje në Skenderaj, ku sipas informacioneve të burimeve, i përfshirë në të është kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku. I njëjti sipas këtyre burimeve dyshohet se e ka sulmuar kryetarin e VV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.
Ky i fundit para pak çastesh doli me detaje duke konfirmuar konfrontimin fizik, me çrast bëri të ditur se i është marr edhe telefoni.
Madje, sipas tij të përfshirë në përleshje ishin edhe njerëzit e Lushtakut, të cilët Mehani i quajti “banda” e tij.
