Shtëpia e Bardhë po planifikon një takim të Bordit të Paqes më 19 shkurt në Uashington, raporton Axios , duke cituar një zyrtar amerikan dhe diplomatë nga disa vende pjesëmarrëse.
Takimi do të zhvillohet në Institutin Amerikan të Paqes dhe synon të trajtojë rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës pas armëpushimit, megjithëse planet janë ende në faza të hershme dhe mund të ndryshojnë.
Bordi i Paqes u krijua në fund të janarit nga presidenti Donald Trump, i cili do ta udhëheqë atë.
Bordi i Paqes u krijua fillimisht për të mbikëqyrur qeverisjen e përkohshme të Gazës nën armëpushimin e negociuar, por Trump më pas njoftoi se synon ta zgjeronte për të trajtuar konflikte më të gjera në botë.
