Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Brenda pak ditësh certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

GD
Gazeta Demos5 shkurt 2026 në 21:22
Brenda pak ditësh certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

Brenda pak ditësh mund të kemi certifikim të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Sot ishte afati i fundit që partitë politike dhe kandidatët për deputetë t’i adresojnë ankesat në Gjykatën Supreme, e cila i ka pesë ditë kohë për të vendosur

Pesë shkurti ka qenë afati i fundit që partitë ose kandidatët t’i drejtohen Gjykatës Supreme.

E pas këtij hapi, do të hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Por, KQZ-ja ende nuk ka një datë të saktë.

“Aktualisht, procesi zgjedhor ndodhet në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimet e PZAP-it në Gjykatën Supreme, ndërsa afati për paraqitjen e ankesave përfundon sot. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë derisa vendimet të bëhen të plotfuqishme dhe më pas do të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”, ka bërë të diur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Nga Supremja kanë bërë të ditur se gjashtë ankesa kanë arritur në adresën e tyre.

Të gjitha këto, janë ankesa kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“1 ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës. 1 ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Koalicioni PAI-PDAK-LPB, 1 ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Emilia Rexhepi (NDS), 1 ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratski Stranka-NDS), Prizren, 2 ankesa administrative, kundër vendimeve të PZAP-së, nga Bekim Haxhiu”, ka njoftuar Gjykata Supreme.

E pas certifikimit, afati për konstituim të Kuvendit të Kosovës është 30 ditë.

Por hulumtuesi i Institutit i Kosovës për Drejtësi, Melos Kolshi ka thënë se seanca mund të thirret edhe më herët.

“Data e fundit për zgjedhjen e presidentit të ri apo presidentes së re është deri më 4 mars, kështu që nëse e shohim datën 4 mars dhe nëse e llogarisim 30 ditëshin nga data e certifikimin zyrtar të certifikimit të zgjedhjeve atëherë shohim që deputetet me patjetër duhet që Kuvendin ta konstituojnë para afatit kushtetues maksimal që është 30 ditë, dmth duhet të mos e presin këtë afat dhe Kuvendi të konstituohet më herët për faktin e obligimit kushtetues”, tregon Kolshi.

Supremja ka afat pesë ditë për vendosjen e këtyre ankesave, të cilat ishin refuzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. /tëvë

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK