Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Breshëri shkatërron qindra hektarë në Istog, Bajrami i kërkon Qeverisë fond emergjent për kompensimin e fermerëve

GD
Gazeta Demos20 korrik 2026 në 18:51
Breshëri shkatërron qindra hektarë në Istog, Bajrami i kërkon Qeverisë fond emergjent për kompensimin e fermerëve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa urgjente pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga breshëri në Istog dhe në zona të tjera të vendit.

Bajrami ka deklaruar se stuhia ka shkatërruar brenda pak minutash punën disa mujore të fermerëve, duke dëmtuar qindra hektarë me kultura bujqësore.

Ajo ka bërë thirrje që Qeveria të mbajë një mbledhje urgjente dhe të ndajë mjete financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e breshërit.

“Fermerët nuk duhet të lihen vetëm përballë këtyre dëmeve. Është përgjegjësi e shtetit që të ndërhyjë dhe t’i mbështesë ata”, ka deklaruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka kërkuar gjithashtu krijimin e një skeme të sigurimeve bujqësore, në mënyrë që fermerët të kenë mbrojtje më të madhe nga fatkeqësitë natyrore.

Sipas saj, situata kërkon veprime konkrete dhe jo deklarata, pasi dëmet e shkaktuara rrezikojnë punën dhe të ardhurat e shumë familjeve që merren me bujqësi.

Më shumë nga Lajme

  • 16:42Plagosja në Istog: Pas disa ditësh në arrati, arrestohet Vezir Haziraj
  • 16:31Tragjedi: Vajza 4-vjeçare humb jetën në zjarr
  • 16:18Berisha për zjarret: Synimi është hapja e trojeve për ndërtime, janë të diktuara nga betoni
  • 16:15Serbia vazhdon torturimin e kosovarëve – Dukagjin Maxhunit i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd me pretendime se ka kryer krime lufte
  • 16:14Aksidenti në Pejë, një person i lënduar