Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Serbia vazhdon torturimin e kosovarëve – Dukagjin Maxhunit i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd me pretendime se ka kryer krime lufte

GD
Gazeta Demos15 gusht 2026 në 16:15
Serbia vazhdon torturimin e kosovarëve – Dukagjin Maxhunit i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd me pretendime se ka kryer krime lufte

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se autoritetet gjyqësore të Serbisë kanë iniciuar procedurë penale ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, Dukagjin Maxhuni, të cilit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh me pretendime për krime lufte të vitit 1999.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, ka njoftuar menjëherë Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar notë verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse, do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës ndaj shtetasit Maxhuni. Vizita pritet të realizohet gjatë javës në vijim.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi, do të vazhdojë monitorimin e afërt të këtij rasti dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme diplomatike për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës.

republikëskosovësserbi

Të ngjashme

Ambasada Gjermane shprehet e shqetësuar nga ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale

Ambasada Gjermane shprehet e shqetësuar nga ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale

18:49
Kosova dhe shtatë presidentët e saj, nga Rugova te Shiroka Pula

Kosova dhe shtatë presidentët e saj, nga Rugova te Shiroka Pula

16:01
Personalitete të shumta shtetërore në inaugurimin e Presidentes Justina Shiroka-Pula

Personalitete të shumta shtetërore në inaugurimin e Presidentes Justina Shiroka-Pula

15:49
PDK falënderon protestuesit: Kërkon hetim të rasteve të dhunës nga policia

PDK falënderon protestuesit: Kërkon hetim të rasteve të dhunës nga policia

15:14

Më shumë nga Lajme

  • 21:35Tahiri tregon si u pajtua PDK-ja me Kurtin për Justina Shiroka-Pulën
  • 21:35Ermal Sadiku për prezencën e LDK-së në seancë: Asnjë parti s’ka hy në sallë pa marrëveshje politike, partia e parë në historinë e Kosovës
  • 21:25Shqiptar Gubetini kërkon nga Shiroka-Pula ta dekretojë Ligjin për Specialen: Do të ishte në nderin e saj që firmën e parë si presidente ta hidhte në ligjin që mbron çlirimtarët
  • 21:17Menaxhmenti i Trepçës tregon për gjendjen shëndetësore të minatorëve të ngujuar
  • 21:16Hasani: Protestat masive të qytetarëve e detyruan Kurtin të lëshoj pe për Ligjin për Specialen