Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Britania, Gjermania dhe Franca refuzojnë Bordin e Paqes – mblidhen 5 miliardë dollarë për Gazën

GD
Gazeta Demos19 shkurt 2026 në 14:18
Britania, Gjermania dhe Franca refuzojnë Bordin e Paqes – mblidhen 5 miliardë dollarë për Gazën

Mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes të presidentit amerikan Donald Trump, iniciativa e tij për t’i dhënë fund luftës në Gaza, nis sot me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga më shumë se 45 vende.

Megjithatë, disa aleatë të mëdhenj evropianë, përfshirë Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Francën, kanë refuzuar ftesat, duke shprehur dyshime për mënyrën e funksionimit të grupit dhe mundësinë që ai të rivalizojë Kombet e Bashkuara. Në bord nuk ka përfaqësim palestinez, ndërsa Izraeli mban një vend.

Samiti zhvillohet gati tre muaj pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një plan armëpushimi të mbështetur nga SHBA, i cili përfshin një mandat dyvjeçar për Bordin e Paqes për të mbikëqyrur çmilitarizimin dhe rindërtimin e Gazës. Çështje kyçe që mbeten të pazgjidhura përfshijnë çarmatimin e Hamasit, tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza, shkallën e rindërtimit dhe rrjedhën e ndihmës humanitare në enklavë.

Para takimit, Trump njoftoi se anëtarët e bordit kanë premtuar 5 miliardë dollarë (3.7 miliardë paund) për përpjekjet e rindërtimit, një shumë dukshëm më e vogël krahasuar me 70 miliardë dollarët (52 miliardë paund) që vlerësohet se nevojiten për të rindërtuar territorin palestinez të shkatërruar nga dy vite konflikt.

Armëpushimi në Gaza mbetet i brishtë, me Izraelin dhe Hamasin që akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes. Sipas kushteve të armëpushimit, trupat izraelite u tërhoqën pas një të ashtuquajture “vijë e verdhë”, megjithëse ato vazhdojnë të mbeten në kontroll të më shumë se gjysmës së territorit.

Agjenda e takimit në Institutin Amerikan të Paqes “Donald J. Trump”:

Fillojnë mbërritjet e delegacioneve – 12:15

Përfundojnë mbërritjet e delegacioneve – 14:05

Foto familjare – 14:40

Fillon mbledhja – 15:00

Takimi do të hapet me fjalë mirëseardhjeje nga Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, pasuar nga prezantime në tryezë të rrumbullakët dhe përditësime kryesore.

Më shumë nga Lajme

  • 12:59IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore
  • 12:46Publikohet fotografia e Fehmi Salit me Daçiqin - spiuni nga Dragashi u arrestua sot në Merdare
  • 12:30E akuzoi për bashkëpunim me të arrestuarin e sotëm për spiunazh, kryetari i Dragashit paralajmëron kallëzim në polici ndaj zyrtarit të VV
  • 12:26Gjendet pa shenja jete drejtori i televizionit Alsat, Lirim Hajredini
  • 12:25Komunat planifikojnë protestë në mbrojtje të buxheteve komunale